KRYETARI SHILEGOV JU NDAU ÇMIME 27 MATURANTËVE MË TË MIRË 27.6.2018

 

Kryetari Shilegov në kuadër të manifestimit "Takim mes të parit dhe më të mirëve", 27 maturantëve më të mirë - të parëve të gjeneratës (2014-2018 dhe 2015-2018) nga 22 shkolla të mesme, ju ndau mirënjohje dhe shpërblime me vlerë.

 

 - Ju dëshiroj mirëseardhje të sinqertë në këtë takim të njohur si "Takim mes të parit dhe më të mirëve", që tradicionalisht realizohet që 11 vjet dhe është e organizuar nga Qyteti i Shkupit. Po shpërblehen 27 bashkëqytetarë të rinj të parët e 22 shkollave të mesme të qytetit të Shkupit, kurse nga viti i ardhshëm do ta kemi edhe gjeneratën e parë të maturantëve nga shkolla e 23-të e mesme në Saraj - deklaroi Shilegov.

 

Ai shtoi se të parët e gjeneratës janë në një udhëkryq të jetës, se në bankat shkollore kanë takuar shokë për gjithë jetën, kurse me sukseset e tyre kanë vendosur një bazë të mirë dhe prandaj i porosit që ta shfrytëzojnë këtë bazë, të fitojnë çdo ditë njohuri të reja, sepse suksesi i tyre, është sukses edhe për qytetin e Shkupit.

Fituesit e çmimeve dhe mirënjohjeve janë: Anita Ivanova dhe Ole Dimitrijevska nga SHMQSH "Lazar Tanev" Teodora Trposka nga SHMQSH "Josip Broz Tito" Bojan Jakimovski nga SHMQSH "Koço Racin" Tamara Andonovska e SHMQSH "Georgi Dimitrov", Melike Isemova e SHMQSH "Arseni Jovkov", Mark Zharov i SHMQSH "Zdravko Cvetkovski" Edvin Lekoviq nga SHMQSH "Vëllezërit Miladinov", Valentin Stojanovski nga SHMQSH "Vlado Tasevski" Sanja Georgieva nga SHMQSH "Dimitar Vllahov" Blin Shabani dhe Xhemile Idrizi nga SHMQSH " Cvetan Dimov ", Kire Petkovski dhe David Tiranivski i SHMQSH "Mihajlo Pupin" Matej Jovanovski dhe Shuajb Saqipi, Darija Velkova nga SHMQSH "Dr Pançe Karagjozov", Dijana Ivanovska dhe Stefan Levkovski nga SHMQSH "Boro Petrushevski" Leona Ebibi nga SHMQSH "Zef Lush Marku" Simona Smilevska e SHMQSH " Pance Arsovski", Lidija Bozhinovski nga SHMQSH" Vasil Antevski Dren "Filip Mihov nga SHMQSH" Orce Nikolov", Elena Kostovska nga SHMQSH" Nikolla Karev", Milena Trajanoska nga "Rade Jovqevski Korçagin", Mazez Zeqiri nga SHMQSH" Maria Kiri-Sklodovska" dhe Emanuel Muhaxheri nga SHMQSH "Shaip Jusuf".

 

 

 

Edhe sivjet, Sektori për zhvillim ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit, si shpërblim për nxënësit më të mirë-të parët e gjeneratës të shkollave të mesme dhe të gjithë atyre që në një farë mënyre kanë kontribuar në afirmimin e shkollës së tyre organizoi ekskursion "Pas hapave të krijuesve të qytetit." Qëllimi i këtij projekti është që të rinjtë të njihen me monumentet, bukuritë dhe historinë e pasur, traditën, mënyrën multietnike të jetesës në Shkup nëpër shekuj dhe deri më sot.