SHILEGOV NË SHËNIMIN E DITËS BOTËRORE PËR DHURIM TË GJAKUT 27.6.2018

 

Kryetari Shilegov sot e vizitoi Qendrën ditore për dhurim të gjakut në SHOH "Dare Xhambaz", ku Kryqi i kuq i Qytetit të Shkupit organizoi fushatë për dhurim të gjakut me rastin e 14 qershoritDitës Botërore të dhurimit të gjakut.

 

 

 

- Dhurimi vullnetar i gjakut paraqet një vepër jashtëzakonisht fisnike dhe humane. Për këto pesë vite sa pofunksionon Qendra ditore për dhurim të gjakut, pothuajse 10,000 njerëz kanë dhuruar gjak. Qendra ditore u ofron qytetarëve mundësi që në çdo kohë të dhurojnë gjak dhenë këtë mënyrë tërriten rezervat e gjakut dhe mundësitë për të shpëtuar jetë. Edukimi i duhur është faktor i rëndësishëm për motivimin e çdo dhuruesi të ardhshëm të gjakut dhe paraqetnxitje më shumë për dhuruesit e rregullt. Pikërisht përmes kësaj qendre motivohen bashkëqytetarët tanë më të rinj që të angazhohenintesivisht si dhurues të rregullt të gjakut - tha sot kryetari Shilegov.

 

 

Qendrën ditore për dhurim të gjakut në SHOH"Dare Xhambaz" e përbëjnë ekipe mobile nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

- Çdo vit, me rastin e 26 korrikut dhe 13 Nëntorit, Kryqi i Kuq organizon fushatë tradicionale për dhurim të gjakut. Këtë traditë do ta ndihmojmë. Ideja jonë është që të ndihmojmë sa më shumë njerëz. Thonë, nëse shpëton një njeri, ke shpëtuar gjithë botën. Prandaj ju falënderoj për punën tuaj të përkushtuar, shpëtoni botën çdo ditë - tha Shilegov.

 

 

Qendra ditore për dhurim të gjakut këtë vit shënon pesë vjetorin e funksionimit, periudhë gjatë së cilës janë mbledhur gjithsej 9,369 njësi gjaku nga dhurues vullnetarë, si dhe dhurues në aksione të realizuara në hapësirat e tyre.

Si pjesë e shënimit të Ditës botërore për dhurim të gjakut, u ndanë mirënjohje dhe pllakatapër organizatat dhe institucionetpër kontributin e tyre në promovimin dhe avancimin e dhurimit të gjakut në Shkup.