DEMANT 27.6.2018

Qyteti i Shkupit i demanton akuzat e sotshme të Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve "Anima Mundi", ku thuhet se në Propozim-ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018, që do të shqyrtohet në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, anulohen të hollat e dedikuara fillimisht për stacionarin për kafshët endacake "Vardarishte".

Qyteti i Shkupit do të theksojë se të hollat e parapara për rikonstruktimin e stacionarit "Vardarishte" mbeten në Buxhet, sepse Qyteti i Shkupit është fuqimisht i vendosur për të rikonstruktuar stacionarin ekzistues sipas të gjitha standardeve të vlefshme në këtë fushë dhe sipas rekomandimeve të ekspertëve dhe për të zgjidhur përgjithmonë këtë problem imediat. Në këtë drejtim, Qyteti i Shkupit është duke e pritur lejen nga komuna e Gazi Babës për legalizimin e këtij objekti, pas së cilës do të mund të ndërmerren hapa konkrete në këtë fushë.

Duam të sqarojmë se nga Buxheti tërhiqen të hollat e parapara për projektin e pastrimit të deponisë "Vardarishte", e cila aspak nuk është e lidhur me stacionarin "Vardarishte" dhe nuk duhet të krijojë konfuzion në opinion.

Ndërkohë, kujdesin për kafshët endacake Qyteti i Shkupit çdo ditë po e dëshmon nëpërmjet trajtimit të tyre human. Dëshmi për këtë është automjeti i ri për kapjen dhe transportimin e qenve endacakë nga rrugët e Shkupit, i cili para pak kohësh u vu në përdorim nga NP "Higjiena Komunale".

Pavarësisht nga orteku i akuzave të pavërteta të cilat kanë arritur në adresën tonë nga Shoqata për mbrojtjen e kafshëve "Anima Mundi" kryetari Shilegov theksoi se shoqatat për mbrojtjen e kafshëve edhe më tutje mbeten partner të çmuar dhe të ngushtë të qytetit për zgjidhjen e problemit me kafshët endacake, sepse vetëm së bashku mund të arrihet zgjidhja më e volitshme për kujdesin adekuat për kafshët endacake.