PUNËTORI NË TEMËN "ZHVILLIMI QYTETAR URBAN I ORIENTUAR NË BAZË TË TË DHËNAVE" 19.6.2018

 

Sot në Fakultetin e arkitekturës, në kuadër të aktiviteteve të projektit ndërkombëtar EUKANET (EUCANET) po mbahet punëtoria në temën "zhvillimi qytetar urban i orientuar në bazë të të dhënave." 

Në punëtorinë e cila do të mbahet në tri ditët e ardhshme do të demonstrohet potenciali dhe përparësitë e përdorimit të mjeteve të ndryshme digjitale në hulumtime gjatë mbledhjes së të dhënave, të cilat do të rezultonin me përdorimin e një qasje të re qytetare të orientuar për përmirësimin e zhvillimit urban dhe dizajnit  në Shkup. 

Në hapjen e punëtorisë, të pranishmëve iu drejtua kryetari Shilegov.

 

 

Pjesëmarrësit në punëtorinë në Shkup janë studentë nga qytetet partnere përkatëse, ekspertë nga EUKANET, profesorë dhe hulumtues të fokusuar në proceset e zhvillimit urban bazuar në të dhënat, aktorë institucional dhe qytetarë, bartës të vendimeve, dhe të tjerë.

EUCANET (Rrjeti i Agjencive evropiane për përfshirjen qytetare dhe pjesëmarrjen përmes procesit të transformimit urban) është rrjet i përbërë nga Asociacioni urban qendra Metropolitano Torino (Associazione urban center Metropolitano Torino), Qyteti i Shkupit, Qyteti i Marsej (Francë), Shoqata për zhvillimin e pjesës metropolitane të Kluzhit(Cluj Metropolitan area intercommunity development association),  si dhe Qendra rbane e Bolonjës, Itali.

 

 

Qëllimi i rrjetit EUKANET është të hulumtojë dhe të ndajë njohuritë dhe praktikat e mira se si qytetarët dhe organizatat qytetare (sektori civil) mund të përfshihen më mirë dhe të marrin pjesë në procesin e krijimit të politikave urbane, si dhe zgjidhjen më të mirë të konflikteve që dalin nga ky proces.

EUKANET bashkëfinancohet nga programi “Evropa për qytetarët” (Europe for Citizens) të Unionit evropian.