MBETURINAT E RËNDA MUND T'I LINI FALAS NË QENDRAT NË KARPOSH, VARDARISHTE DHE NË SHUTO ORIZARE 31.7.2018

 

Qytetarët mbetjet e tyre të vëllimshme me transport personal mund t'i lënë në qendrat e selektimit të mbeturinave në Karposh dhe Vardarishte, si dhe në stacionin në Shuto Orizare. Për këtë shërbim dhe aktivitetet për përmirësimin e higjienës publike, sot në  konferencën për media folën drejtori i NP "Higjiena Komunale", Abdulsamed Shabani dhe udhëheqësi i Sektorit – Inspektorati i Qytetit të Shkupit, Miroslav Bogdanovski.

 

 

- Ne duam t'i kujtojmë qytetarët dhe subjektet juridike se Ligji për higjienën publike të Republikës së Maqedonisë ndalon që mbeturinat e rënda dhe mbetjet ndërtimore të hidhen në kontejnerët për mbeturina, si dhe në sipërfaqe publike. Për çdo shkelje të këtij ligji parashikohen sanksione që kryhen nga shërbimet e inspektimit të Qytetit të Shkupit dhe komunave. Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë terminet për hedhjen e mbeturinave dhe mbeturinat komunale t'i hedhin vetëm në kontejnerët për këtë qëllim. Mbetjet e rënda - mobile të vjetruara, mbeturina elektronike dhe elektrike, me transport personal mund t'i lënë në qendrat për selektimin e mbeturinave në Karposh dhe Vardarishte, ose stacionin që ndodhet në Shuto Orizare, ku NP "Higjiena komunale" ofron mundësi pa ndonjë kompensim financiar. Qendrat për selektim  punojnë nga ora 7 deri në orën 19 ", - tha Shabani.

 


 

 

Nëse qytetarët kanë nevojë që hedhja e këtyre mbeturinave të kryhet me automjetet speciale të ndërmarrjes, ata mund të kërkojnë shërbim në linjën falas telefonike 080022233 në NP "Higjiena komunale".

Udhëheqësi i Sektorit – Inspektorati i Qytetit të Shkupit, Miroslav Bogdanovski, shpjegoi sot se inspektorati i qytetit filloi riorganizimin e punës së tij dhe se do të veprojë së bashku me kapacitetet e komunave të Shkupit, me qëllim të forcimit të kontrolleve në terren në lidhje me hedhjen e mbeturinave në të ardhmen.

 

 

- Bashkëpunojmë në mënyrë aktive me eko-patrullën e NP "Higjiena komunale" dhe tashmë ne kemi detektuar pikat e zeza dhe deponitë ilegale në qytet. Dy dronë do të jenë një ndihmë e madhe për inspektorët tanë dhe kujdestarët komunal dhe që do t'u mundësojë atyre dukshmëri më të mirë në terren. Qytetarëve u mundësojmë vende për hedhjen e mbeturinave të tyre dhe u bëjmë thirrje të gjitha parregullsitë e identifikuara t'i raportojnë në Inspektorat.

 

 

Inspektorati i Qytetit të Shkupit është një vegël për qytetarët nëpërmjet të cilës ata mund të realizojnë të drejtat e tyre. Përveç aktiviteteve tona në fushën e higjienës komunale, ne tashmë po realizojmë aktivitete për lirimin e sipërfaqeve publike nga pengesat që pengojnë lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve. Do të ndërmarrim të gjitha masat që Shkupi të ngjajë në metropol të vërtetë dhe për sjelljen e rendit - theksoi Bogdanovski.