NGA E PREMTJA (20 KORRIK) REGJIM I PËRKOHSHËM NË PJESËN NGA RRUGA 23 TETORI DERI TE GJURO GJONOVIQ 23.7.2018

Qyteti i Shkupit i informon të gjithë pjesëmarrësit në trafik, se nga nesër (e premte, 20.07.2018) deri të dielën (22.07.2018), do të jetë i mbyllur për trafikun krahu i rrugës 23 Tetor (ish Vladimir Komarov) deri në kryqëzimin me rrugën Gjuro Gjonoviq, pjesa që kalon deri te ura transportuese.

Kjo pjesë e rrugës do të jetë e mbyllur për shkak të aktiviteve ndërtimore për ndërtimin e kanalizimit të ri fekal dhe rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit.

I lusim të gjithë pjesëmarrësit, për shkak të zhvillimit efikas dhe të sigurtë të trafikut ta respektojnë sinjalizimin dhe regjimin e vendosur në trafik në këtë pjesë të qytetit.