SHILEGOV: SIGURIA E PJESËMARRËSVE NË TRAFIK NUK KA ÇMIM PËR MUA 20.7.2018

 

Kryetari Shilegov sot mori pjesë në promovimin e fushatës së re të sigurisë në komunikacion "I vozisim të përgjegjshmit", që u mbajt në restorantin "Shtëpia e Vjetër". 

 - Qyteti i Shkupit vendosi të mbështesë këtë ngjarje së bashku me AMLM dhe Këshillin republikan për sigurinë në komunikacionin rrugor, sepse siguria e pjesëmarrësve të trafikut në Shkup është në prioritetet tona kryesore. Më shqetësojnë shumë numrat e shoferëve të dehur në Shkup. Para një fundjave 500 shoferë u kapën duke vozitur nën ndikimin e alkoolit. Me këto numra nuk është aspak e çuditshme që ne jemi në fund të listës së sigurisë në rrugë në suaza evropiane ", tha Shilegov.

Ai shtoi se mundësia e bashkëqytetarëve tanë që kanë rezervuar përmes Restorani.MK për të përdorur taksi falas për t'u kthyer në shtëpi pas një argëtimi të mirë në një nga restorantet në Shkup është një mundësi e mirë për t'u përballur me realitetin.

- Qëllimi i kësaj fushate është ta rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të ngasur veturat me përgjegjësi, të shmangin ngasjen nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të mos rrezikojnë as jetën e tyre as të pjesëmarrësve tjerë në trafik. Qytetarët e Shkupit duhet të harrojnë automobilat e tyre kur konsumojnë alkool. Transporti publik punon deri natën vonë, çmimet e taksive janë relativisht të lira krahasuar me qytetet e tjera dhe tani ofrojmë mundësinë për taksi falas. Në kushte të tilla, unë konsideroj se nuk ka më tolerancë për ngasje të automobilit nën ndikimin e alkoolit këtu - theksoi Shilegov.

Kryetari Shilegov u bëri thirrje bashkëqytetarëve  tanë ta përdorin më shpesh këtë shërbim duke kontribuar kështu në fushatën për një qytet më të sigurt dhe theksoi se në të ardhmen Qyteti i Shkupit do të mbështesë të gjitha iniciativat e këtilla, sepse siguria e qytetarëve të Shkupit, për të si kryetar nuk ka çmim.

Në konferencën për media morën pjesë edhe Risto Mançevski, sekretar i Këshillit republikan për siguri të trafikut, Rosana Jankov, zëdhënës i AMLM dhe Ivica Pigulovski përfaqësues i projektit.