AKSION I MËNGJESIT PËR LARGIMIN E TEZGAVE ILEGALE NË TROTUARET DHE HAPËSIRAT E GJELBRA 20.7.2018
Qyteti i Shkupit në koordinim me Inspektoratin shtetëror të tregut dhe MPB, si dhe me ndihmën e NP "Rrugë dhe rrugica" për ngarkim, sot realizuan aksion për largimin e shitësve të paligjshëm në rrugën "Bradford" në Kozle, te ura "Vllajko" në Vllae dhe në bulevardin "Brigada e Tretë Maqedonase" në Aerodrom.
.jpg)
Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar mbi 10 ton mallra, të cilat pas përgatitjes së procesverbalit nga inspektorati shtetëror i tregut janë dërguar në Agjencinë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar. Qyteti i Shkupit shqiptoi gjithsej 8 dënime për shitësit e paligjshëm për shkak të shkeljes së Ligjit për pastërtinë publike.
.jpg)
Ky aksion është kryer me kërkesë të banorëve përreth, që t'i jepet fund johigjienës dhe parregullsisë që pas tyre po e lënë shitësit ilegal, si dhe me kërkesë të shitësve të cilët kanë blerë tezga në tregun e gjelbërt dhe rregullisht paguajnë për shfrytëzimin e atyre tezgave me qëllim që të mbrohen nga konkurrenca e jolojale. Shitësit e paligjshëm në vendet në fjalë, javën e kaluar u paralajmëruan që t’i heqin tezgat e tyre të improvizuara, përndryshe të njëjtat do të konfiskohen dhe do të ndëshkohen.
.jpg)
Qyteti i Shkupit në sezonin e ardhshëm do të përpiqet që të bashkëpunojë me komunat me qëllim që të rregullojë mënyrën e shitjes sezonale të këtyre mallrave.
Qyteti i Shkupit, Inspektorati shtetëror i tregut dhe Ministria për punë të brendshme kanë qasje të njëjtë si ndaj shitësve ilegalë në Bit Pazar, ashtu dhendaj të gjitha vendeve tjera në qytet. Largimi i shitësve të paligjshëm nga më shumë vende nëpër qytet do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme në drejtim të vendosjes së rendit për një qytet më funksional dhe më të sigurt.
.jpg)
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
