SHILEGOV: QYTETI I SHKUPIT PUNON NË ZGJIDHJEN E PROBLEMIT ME NDOTJEN E AJRIT EDHE NË PERIUDHËN E VER 19.7.2018

Kryetari Shilegov, së bashku me drejtorin e NP "Higjiena komunale" Abdusamed Shabani, sot mbajtën konferencë shtypi në oborrin e riciklimit të NP "Higjiena komunale".

- Qyteti i Shkupit po punon për të zgjidhur problemin e ndotjes së ajrit edhe në periudhën e verës kur askush nuk i ndjen pasojat e ajrit të ndotur në Shkup. Një nga një po i eliminojmë shkaktarët e ndotjes së ajrit në qytet. Në këtë lokacion nuk ka më deponi jolegale. Qyteti i Shkupit përmes NP “Higjiena Komunale” e pastroi deponinë jolegale e cila një periudhë të gjatë kohore ishte një ndër shkaqet e ndotjes në këtë pjesë të qytetit. Vazhdimisht po punojmë për t’i eliminuar shkaktarët e ndotjes së ajrit në Shkup - tha Shilegov.

Këtë dimër në kuadër të fushatës Paraqit zjarr në ambient të hapur në numrin e telefonit 193, pjesa më e madhe kallëzimeve nga qytetarët e Karposhit kanë të bëjnë pikërisht me këtë deponi e cila tashmë  është e pastruar.

- Në këtë vend nga sot do të bëhet seleksionimi i mbetjeve të riciklueshme. Ky është vendi i cili së bashku me “Momin potok” u filmua me dron nga qytetarët. Prej sot në këtë lokacion në vend të deponisë jolegale kemi një oborr riciklimi. Këtu mbetjet do të seleksionohen me kujdes dhe pastaj një pjesë e tyre do të dërgohet në Drislla, kurse një pjesë tjetër do të riciklohen - tha Shilegov.

Ai shtoi se Qyteti e dëgjon zërin e qytetarëve, kurse cilësia e ajrit ambiental është çështje për tu shqetësuar edhe në periudhën e verës kur kjo temë nuk është në qendër të vëmendjes për publikun.

- Problemi me ndotjen e ajrit zgjidhet vetëm me punë në kontinuitet dhe të pandërprerë gjatë gjithë vitit. Me performansa modeste po punojmë maksimalisht për të përmirësuar cilësinë e ajrit - theksoi Shilegov.

Shilegov u bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen në mënyrë aktive në luftën kundër ndotjes së ajrit, të kujdesen për higjienën në qytet dhe të angazhohen në të gjitha aktivitetet që kontribuojnë për një Shkup më të pastër.