SPËRKATJE KUNDËR LARVAVE TË MUSHKONJAVE 17.7.2018

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se në periudhën që vijon do të kryhet spërkatje kundër larvave të mushkonjave në teritorrin e qytetit të Shkupit, gjegjësisht:  

1.Dezinsektimi me  aeroplan në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave do të kryhet me datë 14.07.2018 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit.

2. Dezinsektimi me aeroplan në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave do të kryhet me datë16.07.2018 (e hënë), gjatë tërë ditës.

Përderisa kushtet e motit nuk janë të përshtatshme që të kryhet dezinsektimi, i njëjti do të realizohet gjatë terminit të parë të radhës atëherë kur kushtet e motit të jenë të volitshme. 

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.