FILLOI VERA E 39-të E SHKUPIT 13.7.2018

Dje në mbrëmje me koncertin e grupit Dado Dganitnga Izraeli në Filarmoninë Maqedonase, u hap solemnisht edicioni i 39-të i Festivalit Vera e Shkupit, i cili tradicionalisht fillon më 21 qershor - Dita Botërore e Muzikës, por edhe dita më e gjatë e vitit.

Në ceremoninë e hapjes së këtij festivali, mori pjesë edhe kryetari Shilegov, i cili e shpalli zyrtarisht atë të hapur.

- Sonte festojmë 39 vjet ngafestivali i mirënjohur “Vera e Shkupit”. Ky festival është shndërruar në një simbol të jetës kulturore dhe shenjë dalluese të Shkupit. Një manifestim që rritej çdo vit dhe ngadalë, ngadalë i tejkaloi kufijtë e qytetit tonë, por nuk do të jetë më i madh se Shkupi, sepse Shkupi është unik, por megjithatë gradualisht po bëhet i njëjtë për nga rëndësia e tij, sepse ky manifestim gdhendet me gjenerata në kujtesën kolektive kulturore të shkupjanëve - theksoi Shilegov

Ai shtoi se 39 vitet e kaluara të shkupjanëtpatën mundësinë të jenë nikoqirë tëshumë artistëve me famë botërore, të cilët kanë ardhur në Shkup e më pas kanë treguar dhe ndarë përshtypjet pozitive nga qëndrimii tyre në qytetin tonëkur janë kthyer në shtëpi

- Shkupi është unik në botë për shumë gjëra, shumë karakteristika, dhe, ne shkupjanët e dimë më së miri këtë - tha Shilegov.

Në fjalën e tij, Shilegov theksoi se ky festival dallohet nga të tjerët, sepse e nxjerr artin jashtë hapësirave standarde, në vende të pazakonta si Markov Manastir, Çarshia e Vjetër e Shkupit, Kalaja e Shkupit, lagjet e vjetra të Shkupit, ku organizatorët ofrojnë një ofertë jashtëzakonisht të pasur për adhuruesit e turizmit kulturor.

Vera e Shkupit tashmë 39 vjet,qytetit tonë në periudhën e verës, i ofronargëtim me një varg projekteshvendase, të huaja, speciale dhe premiera dhe turne e përvoja të tjera estetike muzikore, filmike, teatrore, artistikesi në skenat e Shkupit ashtu edhe në ambiente të hapura.

 

Qyteti i Shkupit i fton shkupjanët dhe mysafirët e Shkupit të jenë pjesë edhe e një edicioni tjetër emocionues të "Verae Shkupit", që është një evenimenti mirënjohur kulturori qytetit tonë dhe Republikës së Maqedonisë.