PARKU VEROR I QYTETIT VAZHDON ME PROJEKSIONIN E „AVEC L’AMOUR“ DHE HITEVE TË GRUPIT LEGJENDAR „КUINN 12.7.2018

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me QKR dhe Filarmoninë maqedonase vazhdon të punojë në sigurimin e përmbajtjeve atraktive që do të pasurojë ofertën kulturore të verore në qytet. Programi për këtë mbrëmje dhe ditën e nesërmeu prezantua në një konferencë për shtyp nga Kryetari Shilegov, drejtori i Qendrës Kulturore Rinore, Ruse Arsov dhe drejtori i Filarmonisë së Maqedonisë, Viktor Ilieski.

- Pas transmetimit të filmit "Shëruesi" në skenë të hapur dhe shfaqjessë muzikantittë njohur të muzikës xhaz Femi Kuti së bashku Filarmoninë maqedonase, sonte në Parkun e qytetit në ambient të hapur do të transmetohet filmi dokumentar Avec l'amour, një arritje emrekullishme e kinematografisë dhe një sfidë e vërtetë për  qytetarët që të vijnë në park. Nesër në mbrëmje, nga ana tjetër, "QUEEN REAL TRIBUTE", një nga bendet botërore më të mira “Kuin”, së bashku me Orkestrën e filarmonisë maqedonase dhe korin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë te “Guaska”, do të interpretojnë hitet më të mëdha të një prej grupeve-rokmë me ndikim në të gjitha kohërat "Quinn". Ftoj bashkëqytetarët e mi të vijnë dhe të kënaqen në një event unik të këtij tipi në qytetin tonë - tha kryetari Shilegov sot.

Sonte, shfaqja e filmit “Avec l'amour” fillon në orën 22:00, në Parkun e Qytetit, në pjesën pas monumentit të Goce Dellçev. Nesër, fillimi i koncertit është planifikuar në orën 21, në skenën para Guaskës.

-Si gjithmonë, pas eventeve të tilla, mbetjet i pastrojmë vetë, sigurisht me ndihmën e Qytetit të Shkupit, Filarmonisë maqedonase dhe PAKOMAK. Qyteti i Shkupit po punon për të rikthyer shkëlqimin e humbur dhe primatin e institucioneve të kulturës dhe manifestimeve kulturore. Qytetarët meritojnë që Shkupi të gjendet në hartat botërore të eventeve më të mira kulturore - theksoi Shilegov