"SISTEME ENERGJETIKE TË QYTETIT SHA SHKUP" ËSHTË NDËRMARRJA E RE PUBLIKE E QYTETIT TË SHKUPIT 5.7.2018

Në seancën e sotshme, me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, themelohet ndërmarrja e re publike "Sisteme Energjetike të Qytetit SHA Shkup", e cila do të kryejë veprimtari energjetike.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në cilësinë e Kuvendit të aksionarëve miratoi Statutin e shoqërisë aksionare për veprimtari energjetike dhe zgjodhi anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të ndërmarrjes së re publike të cilët më tutje do të zgjedhin Këshill drejtues prej pesë anëtarësh. Kjo shoqëri aksionare për territorin e Qytetit të Shkupit do të kryejë furnizimin me gaz natyror dhe energji ngrohëse, si veprimtari me interes publik me rëndësi lokale.

Me marrjen e rrjetit të ujit të ngrohtë, fillon të implementohet procesi i gazifikimit të qytetit, gjë me të cilin qytetarët e Shkupit në sezonin e ardhshëm të ngrohjes do të mund të fillojnë t’i shfrytëzojnë shërbimet e ndërmarrjes së re publike.