SHILEGOV U TAKUA ME GAZETARËT E RAJONIT PËR PROMOCIONIN E TURIZMIT 4.7.2018

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov u takua me gazetarë nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kroacia dhe nga Mali i Zi të cilët janë të specializuar për turizëm, dhe që janë në udhëtim informativ në vendin tonë. Udhëtimin e gazetarëve e organizon Agjencia për promocionin dhe përkrahjen e turizmit (APPT) e Republikës së Maqedonisë.

Gazetarët do të kenë mundësi të vizitojnë monumente kulturore-historike në Shkup- Çarshinë e Vjetër, Stacionin e vjetër hekurudhor, Shtëpinë-përkujtimore të Nënë Terezës, kishat “Shën Spas” dhe “Shën Dimitrija” sheshin “Maqedonia” dhe Kalanë e Shkupit dhe të xhirojnë  reportazhe. Ata vizituan edhe Qendrën tregtare të qytetit.

 

 

 

- Shkupi është simbiozë e të gjitha kulturave që ekzistojnë në Ballkan. Këtu mund të shihni shumë lehtë gjithçka që është pasqyrë e Ballkanit, të gjitha kulturat, të gjitha fetë, të gjitha traditat si dhe "modernen" që është një nga drejtimet më të mira në arkitekturë - u tha Shilegov përfaqësuesve të mediumeve.

Ai i porositi të vizitojnë Çarshinë e Vjetër të Shkupit, që është më e madhja në Ballkan, shumë autentike dhe e ruajtur mirë, me shumë gjallëri dhe e vizituar, me shumë restorante dhe dyqane, në hyrjet e saj keni kisha mesjetare kurse brenda tyre dëshmi nga kultura osmane.


 

 

- Nëse vini për një ditë, duhet gjithsesi të vizitoni manastirin "Shën Pantelejmon" në malin e Shkupit Vodno, por edhe këtij objekti, ku gjendemi sot, po përpiqemi t’ia kthejmë shpirtin e vjetër të Shkupit, një objekt nga vitet 70-të cilin arritëm ta shpëtojmë nga fasadizimi, kurse dje hapëm një ekspozitë me 26 grafitë - theksoi Shilegov.

Turneu informativ për gazetarët nga rajoni vazhdon edhe në tri ditët e ardhshme me vizitë dhe xhirime në manastirin "Shën Pantelejmon", kanionin Matka, Mavrovë, Dibër, zonat rurale të Maqedonisë, vizitë në manastiret "Shën Jovan Bigorski" dhe "Shën Gjorgji Pobedonosec" në Rajçicë , Ohër, Manastir dhe rajonin e verës në Maqedoni.

 

 

 

Në turne janë përfshirë edhe gazetarët të cilët janë të specializuar për gastronomi, e pikërisht për këtë fakt është planifikuar xhirimi i përgatitjes së specialiteteve maqedonase në secilin rajon që do të vizitohet.