BOJAN SEKULLOSKI NGA SHMQSH "RADE JOVÇEVSKI KORÇAGIN" DO TË GAROJË NË ADOBE CA KAMPIONATIN BOTËROR 3.7.2018

 

Për herë të parë këtë vit në Maqedoni u mbajt gara Adobe Certified Associate (ACA), në të cilën morën pjesë të rinj nga më shumë shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit, por edhe studentë.

Në finalen e sotme, fitore shënoi Bojan Sekuloski, nxënës i vitit të tretë në SHMQSH "Rade Jovçevski Korçagin", i cili do ta përfaqësojë vendin tonë në Florida, SHBA në kampionatin botëror Adobe Certified Associate dhe do të luftojë për titullin ACA më i mirë në botë.

 

 

 

Qyteti i Shkupit si një ndër përkrahësit kryesor dhe patronazh i garës, këtë vit siguroi 100 ACA provime për nxënësit e shkollave të mesme të qytetit. Garën e realizoi dhe organizoi Certiadria, kurse kompania Makpetrol do t’i mbulojë harxhimet e transportit dhe akomodimin e fituesit dhe mentorit të tij në Floridë, SHBA në garën botërore.

ACA kampionati botëror i organizuar nga Certiport Inc, është garë globale e cila i teston aftësitë për dizajn të pjesëmarrësve nëpërmjet Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign. Garuesit  më të mirë do t'i përfaqësojnë vendet e tyre në kampionatin botëror, ku do të krijojnë projekt të dizajnuar për klient të përzgjedhur jofitimprurës të Certiport.