AUTOMJET I RI PËR KAPJEN DHE TRANSPORTIN E QENVE ENDACAK NË RRUGËT E SHKUPIT 2.7.2018

 

NP "Higjiena komunale" - Shkup sot e ka vënë në përdorim automjetin e ri për kapjen dhe transportimin e qenve endacak nga rrugët e Shkupit.

Ky është automjeti i dytë i NP "Higjiena komunale” - Shkup që do të përdoret nga Shërbimi i specializuar për trajtimin dhe kontrollin human, gjatë aksioneve të përditshme për kapjen e qenve endacakë që do të transportohen në stacionarin "Vardarishte". Automjeti është i markës FIAT DUCATO dhe ka kapacitet ngarkese prej 1,500 kg.

 

 

NP "Higjiena komunale" - Shkup nga viti 2007 e realizon Projektin për trajtimin human të qenve endacak - Programi i quajtur "Kap, sterilizo, ktheje". Ky Program është hartuar nga Asociacioni botërore për mbrojtjen e kafshëve (WHO), e mbështetur nga Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH), e miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.

Sipas Programit, qentë pasi që kapen nga Shërbimi për trajtim human transportohen në stacionarin “Vardarishte”, ku mund të vendosen rreth 100 kafshë në kushte sipas standardeve evropiane.  

 

 

Në “Vardarishte” ekziston shërbimi veterinar që vlerëson gjendjen shëndetësore të qenve endacak, si dhe agresivitetin e tyre të mundshëm, ku qentë me shëndet të mirë i nënshtrohen trajtimit të sterilizimit, pastrohen nga parazitë të brendshëm dhe të jashtëm, vaksinohen nga tërbimi dhe mbahen aty rreth dhjetë ditë. Nëse për këtë kohë nuk birësohen, këto kafshë kthehen në vendin ku janë marrë.

 

 

Gjatë vitit 2017 Shërbimi për trajtim human ka kapur 1.444 qen, nga të cilët 1,055 kanë marr trajtim shëndetësor, ndërsa 159 prej këtyre kafshëve janë birësuar në  Vardarishte.

Automjeti i ri për kapjen dhe transportin e qenve endacak është bërë përmes prokurimit publik dhe do të përdoret gjithashtu edhe për largimin e trupave të kafshëve të ngordhura nga rrugët e Shkupit.