SEMINAR NË TEMËN ”SIGURIMI SOCIAL DHE TAKSIMI I ARTISTËVE“ 2.7.2018

 

Qyteti i Shkupit dhe Qendra e Kongreseve "Aleksandri  Maqedonisë" sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit organizuan seminar dhe debat në temën "Sigurimi social dhe taksimi i artistëve" .

Ky seminar është organizuar në kuadër të projektit evropian KREART (CreArt), i cili zbatohet përmes Rrjetit të qyteteve evropiane për krijimtari artistike.

Në hapjen e seminarit, të pranishmëve iu drejtua Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva.

 

 

- Pa dyshim, artisti, krijimtaria artistike dhe pozita artistike, që të ekzistojnë dhe të verifikohen, kanë nevojë për mbështetje nga institucionet dhe organizatat qeveritare jo-qeveritare dhe shkencore, në nivel lokal dhe kombëtar. Sigurimi social dhe taksimi  i artistëve janë një nga problemet e tyre më të mëdha, për të cilat Qytet i Shkupit është dëshmitar. Në këtë kontekst, Qyteti i Shkupit jep mbështetjen e tij për punën e artistëve, kuratorëve dhe menaxherëve kulturorë dhe ndërmerr hapat e duhur për nxitje më të madhe të linjës zhvillimore në art dhe kulturë. Qyteti i Shkupit  pret edhe rekomandime të forta nga institucionet dhe organizatat qeveritare, jo-qeveritare dhe shkencore, të cilat do të dalin nga seminari i sotshëm, që do të shërbejnë si udhëzues thelbësore për të marrë hapa të mëtejshëm për amortizimin dhe relativizimin e problemeve sociale, sociologjike dhe tatimore, të pranishëm te  artisti, arti dhe kultura - tha Jançeva.

 

 

Në  seminar morën pjesë përfaqësues të projektit Kreart, profesorë të Fakultetit të Ekonomisë në UKM, si dhe artistë dhe përfaqësues të një numri të madh të shoqatave dhe sindikatave në fushën e artit.

Në seminar u diskutua për gjendjen e artistëve, mekanizmat ekzistues për stimulimin dhe ndihmën në krijimtarinë artistike të artistëve të pavarur, rolin e shoqatave artistike në mbrojtjen e të drejtave autoriale, ekonomike dhe sociale të artistëve dhe shumë tema të tjera.

 

 

Qyteti i Shkupit në vitin 2017 u bë partner në KREART (Rrjeti i qyteteve për krijimtari artistike) që është rrjet evropian i përbërë nga qytete dhe institucione kulturore publike dhe private. Projekti ka për qëllim për të përmbushur nevojat specifike te institucioneve kulturore evropiane dhe artistëve për të maksimizuar kontributin ekonomik, social dhe kulturor që artet vizuale mund t'i bëjnë me mbështetje më të mirë të artistëve, menaxherëve, industrisë dhe publikut të gjerë, duke u mundësuar atyre që të krijojnë, të ekspozojnë dhe të kënaqen në krijimtarinë artistike dhe për të pasur qasje në trajnime përmes seminareve, punëtorive dhe programeve kërkimore.

Lider i projektit është qyteti Valladolid i Spanjës, ndërsa projekti është i përbërë nga 12 partnerë.