Së shpejti 30 mbushës të rinj për rritjen e numrit të automjeteve elektrike në Shkup 2.7.2018

 

Kryetari i Shkupit Shilegov sot morri pjesë në forumin e organizuar nga fakulteti makinerik me temë “Zvogëlimi i ndotjes së ajrit me elektromobilitet“

-Duke e krahasuar me qytetet tjera më të mëdha Evropiane, Shkupi ka dukshëm më pak automobila elektrik. Edhe pse ekzistojnë më shumë avantazhe për përdorimin e automobilave elektrik, për fat të keq ende jemi larg mesatares evropiane – theksoi Shilegov.

 

 

Ai shtoi se Qyteti i Shkupit po punon në stimulimin e qytetarëve për blerjen  e automobilave elektrik përmes sigurimit të kushteve hapësinore për mbushje dhe se gjithashtu është siguruar parking falas në vendet e shënuara për mbushjen e automobilave elektrik derisa zgjat mbushja. Është parashikur së shpejti të vendosen 30 mbushës të rinj për automobila elektrik dhe mbushja e automobilave në këta mbushës në fillim dë të jetë falas.

 

 

-Elektromobiliteti nuk nënkupton vetëm përdorimin e automobilave elektrik, por edhe transport publik elektrik. Nëpër Shkup këto muaj po qarkullon autobus elektrik. Autobusi është në përputhje me trendet teknologjike në këtë industri. Bëhet fjalë për autobus me efikasitet energjetik icili harxhon sasi minimale të energjisë elektrike dhe është i pajisur me sistem për mbushje të shpejtë. Përparsia më e madhe është se nuk ka aspak emitim të gazrave që ndotin ajrin. Autobusi qarkullon si provënëpër Shkup 6 muaj dhe paraqet përvojë të shkëlqyer për modernizimin e transportit urban- tha Shilegov.

 

 

Në fjalimin e tij Shilegov përkujtoi se autoparku i Qytetit të Shkupit përveç automobilit elektrik numëron edhe skuter dhe biçikleta elektrike të cilat administrata e qytetit poi përdor pasi të njëjtat nuk gjenerojnë CO2 dhe gazra tjera të dëmshme krahasuar me automjetet konvencionale me rezervar me karburant.

Përfitimet nga përdorimi i automjeteve elektrike janë të shumëfishta pasi të njejtat janë më të pazëshme në krahasim me automjetet me motor me djegie të brendshme dhe me përdorimin e tyre zvogëlohet zhurma në mjediset urbane, si dhe ndikon në zvoglimin e ndotjes së tokës dhe ujit, nëse marrim parasysh rrezikun gjatë derdhjes së naftës dhe vajit si pjesë përpërëse të automjeteve konvencionale.