PO SANOHEN 4 INSTALIME EDUKATIVE PËR FËMIJË 2.7.2018

Qyteti i Shkupit prej sot filloi me sanimin e instalimeve edukative për fëmijë të vendosura në Parkun e Qytetit dhe Parkun "Maqedonia" në Shkup. Gjatë ditëve në vijim, nëse mban koha e mirë, do të bëhet pastrimi dhe ngjyrosja e pjesëve të dëmtuara të drurit, do të ngjyrosen pjesët metalike të instalimeve dhe do të plotësohen shtresat e tyre me gurrëz të bardhë.

Bëhet fjalë  për instalimet hapësinore: "Aventurat e bletëzës Maja", e vendosur në pjesën e zonës së gjelbër të parkut në hapësirën ndërmjet bulevardit "Metropolit Teodosit Golloganov" dhe rrugës Jurij Gagarin; "Aventurat e milingonës dhe bulkthit", e vendosur në pjesën e zonës së gjelbër të parkut  në hapësirën ndërmjet bulevardit "Metropolit Teodosit Golloganov" dhe rrugës Jurij Gagarin; "Magjistari i Ozit", e vendosur në parkun e qytetit dhe "Oktopodi Hank," e vendosur në hapësirat e gjelbra të parkut në hapësirën ndërmjet bulevardit "Metropolitan Teodosit Golloganov" dhe rrugës Jurij Gagarin.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që gjatë periudhës së sanimit të instalimeve për fëmijë të njëjtat të mos i përdorin.