VAZHDON PROGRAMI – SONTE NË QTQ KOLAZH FILMIK, PERFORMANCA DHE KONCERTE 27.7.2018

Në zenitin e manifestimit "Flet Shkupi", në ora 20.30 do të shfaqet kolazh i filmit të shkurtër në Galerinë Graffiti në QTQ i regjisores Dina Duma me titull "Shkupi ëndërron". Gjysmë ore më vonë, në orën 21:00, do të realizohet performanca "Rikonstruimi i qetë i tërmetit" nga Biljana Radinoska.

Pas këtyre dy ngjarjeve, në orën 21:30 do të fillojë programi muzikor "Bisedë me kuptim", i cili përfshin koncerte të Mammoth & Yashem, Todor Karakolev, dhe sesion me muzikantë nga skena e re e Shkupit.

Të gjitha ngjarjet lidhen tematikisht me tërmetin në Shkup dhe paraqesin një pamje të caktuar të kësaj ngjarje nga 26 korriku i vitit 1963, me sytë e artistëve të rinj dhe përjetimet e tyre rikonstruive në këtë tragjedi.

Përveç befasisë vizuale për vizitorët, me këto ngjarje duam ta theksojmë rëndësinë arkitektonike të QTQ-së për Qytetin e Shkupit dhe ta rikthejmë frymën urbane në zonën qendrore të qytetit. Theksojmë gjithashtu se hapësira publike urbane mund të fisnikërohet me ngjarje kulturore dhe është zonë e lirë ku banorët dhe vizitorët e qytetit tonë mund të ndjehen krijues dhe të kënaqur.

“Flet Shkupi" përfundon nesër, kur një grup i artistëve urban nga Qendra për artistët bashkëkohor organizojnë audio-aksion saktë në ora 5:17 minuta në pesë vende të ndryshme për të na kujtuar kohën e saktë e ngjarjes tragjike.

Tradicionalisht do të mbahet fushata e dhurimit të gjakut organizuar nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit ndërkaq këshilli organizativ do të vendos lule në monumentin e viktimave nga tërmeti në varrezat e qytetit në Butel. Organizata e grave të qytetit të Shkupit do të mbajë lexim poetik dhe Shoqata e shtëpisë së studentëve "Stiv Naumov" do të organizojnë marshin në Muzeun e Shkupit, ku në ora 20:00 do të hapet ekspozita  "Nga vëllazërim-bashkimi '63 deri te Shkupi "63 ".

Më Muzeun e artit bashkëkohor do të hapet ekspozita e veprave të autorëve grekë. Në Qendrën Rinore kulturore, do të ketë projeksione të serisë Dosie Shkup dhe program të pasur muzikor.

"Flet Shkupi” i fton qytetarët që t'i ndjekin së bashku ngjarjet, ta kujtojmë tragjedinë që shkatërroi qytetin tonë dhe për të dërguar porosinë se nuk e kemi harruar mbështetjen që morëm 55 vjet më parë nga e gjithë bota dhe që e duam qytetin tonë, kulturën e tij dhe urbanitetin unik që do ta kultivojmë në të ardhmen.