SPËRKATJA E DYTË KUNDËR FORMAVE TË RRITURA TË MUSHKONJAVE 26.7.2018

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se gjatë fundjavës do të kryhet spërkatje kundër formave të rritura të mushkonjave në teritorrin e qytetit të Shkupit, gjegjësisht:  

1.Dezinsektimi me  aeroplan në territorin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet me datë 21.07.2018 (e shtunë), dhe me 22.07.2018 (e diel) në orët e hershme të mëngjesit.

2. Dezinsektimi terestik në territorin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave do të fillojë me datë 22.07.2018  dhe do të zgjasë më së voni deri me datë 26.07.2018 (nga dita e diele deri të enjten), në periudhën prej në ora 23:00 deri më 04:00 të ditës së ardhshme.

Përderisa kushtet e motit nuk janë të përshtatshme që të kryhet dezinsektimi, i njëjti do të realizohet gjatë terminit të parë të radhës atëherë kur kushtet e motit të jenë të volitshme. 

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.