PREJ SOT RUTA E SOLIDARITETIT NËPËR SHKUP 26.7.2018

 

Në kuadër të manifestimit "Flet Shkupi", sot fillon Ruta e solidaritetit, gjegjësisht shëtitje panoramike e Shkupit.

Në Parkun e Nënë Terezës (pllatoja para ndërtesës së EVN) në orën 11, do të fillojë "Ruta e Solidaritetit", më saktësisht qytetarët do të kenë mundësi me autobusë panoramikë ta shohin Shkupin me fokus në ngjarjet që lidhen me tërmetin katastrofal në vitin 1963. 

 Nisja nga vendi ku është lindur Nënë Tereza në parkun para EVN në shesh, autobusi do të lëviz përgjatë stacionit të vjetër hekurudhor, vazhdon drejt lagjeve Taftalixhe 1 dhe 2 (vendbanime të ndërtuara me ndihmën e solidaritetit ndërkombëtar) do të kalojë përgjatë rrugëve (Varshavë , Prashka, Londonksa, Oslo, Helsinki) përmes rrugës Moskoska nëpër bulevardin Aradhat partizane  duke kaluar përballë poliklinikës Bukuresht (dhuratë nga Rumania) pastaj kalon nëpër vendin e blloqeve të shkatërruara në Karposh 2, dhe përgjatë sallës Universale (dhuratë nga Bullgaria), pastaj kah ndërtesa e teatrit të vjetër dhe rreth ndërtesës së OBM (për qytetarët e Shkupit ende e njohur si MNT) dhe ruta  përfundon përsëri në shesh te shtëpia e lindjes të Nënë Terezës (platonë para EVN).

Kjo shëtitje ka termin edhe në ora 17 dhe e organizojnë turne NQO Turs, NQP Shkup dhe Qyteti i Shkupit në kuadër të manifestimit "Shkup flet".

Ruta do te realizohet me një udhëheqës profesional turistik, dhe do të mbahet më 24, 25 dhe 26 korrik, me dy nisje, në ora 11 dhe 17. Të dy turnet më 24 korrik do të jenë falas.

Ruta do te realizohet me një udhëheqës profesional turistik, dhe do të mbahet më 24, 25 dhe 26 korrik, me dy nisje, në ora 11 dhe 17. Të dy turnet më 24 korrik do të jenë falas.

Manifestimi i cili filloi dje dhe deri në 26 korrik me një seri të ngjarjeve e shënojnë 55 vjetorin për nesër 25 korrik mbahet ekspozita në QIK, dhe ngjarja qendrore do të mbahet në galerinë Graffiti QTQ (te stacioni i autobusëve) në ora 20.30 me një kolazh të shkurtër filmik të Dina Duma, shfaqje teatrale të Biljana Radinoska dhe program muzikor; dhe në ora 22:00 koncerti i Mammoth & Yashem, koncerti i Todor Karakolev, Improv sesion me muziknatët e skenës së re muzikore të Shkupit.

“Flet Shkupi” filloi dje në Muzeun e Qytetit të Shkupit " me kthimin e shkronjave nga mesazhi i solidaritetit në anën lindore të muzeut.