U PROMOVUAN STACIONET PËR RIPARIMIN E BIÇIKLETAVE 24.7.2018

 

Qyteti i Shkupit dhe Stopanska Banka SHA – Shkup sot i promovuan pesë stacionet për riparimin e biçikletave dhe kjo çiklistëve u mundëson të kryejnë intervenime të vogla në biçikletat e tyre në rast se kanë nevojë.

-Zvogëlimi i bllokimit të trafikut e me këtë edhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit janë sfidat me të cilat ballafaqohen të gjitha qytetet e mëdha të botës. Për këto arsye, Qyteti i Shkupit i kushton vëmendje të madhe aktiviteteve që kontribuojnë në arritjen e mobilitetit të qëndrueshëm urban në trafik. Në këtë drejtim dua të falënderoj për mbështetjen SHA Stopanska Banka - Shkup e cila me donacionin e 5 stacioneve për riparimin e biçikletave përmes projektit "Vozit drejt, vozit shëndetshëm", kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e kulturës së çiklizmit në qytet –tha Valon Salihu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

 

 

-#NgasDrejtNgasShëndetshëm u shndëruanësinonimpërpërpjekjet e përbashkëtatëqytetarëvetë Shkupitdhenëzhvillimin e kulturëssëçiklizmit. Kemi nderinqënëbashkëpunim me Qytetin e Shkupitsot t'iprezantojmë 5 stacionetpërriparimin e biçikletaveqëjanëpjesë e donacionevetëBankës. Stacionet janë të pajisura me pompa dore për goma, 6 vegla specifike që janë standarde për riparime të vogla të biçikletës dhe të cilat besojmë se lehtë do të përdoren nga qytetarët e interesuar.Stacioni i parë në provë u vendos para një viti dhe është në formë të shkëlqyer. Lokacionet e stacioneve do të jenë të publikuara, ndërsa për përdoruesit e parë të cilët do të shpërndajnë foto në rrjetet sociale me #NgasDrejtNgasShëndetshëmBanka do të sigurojë dhurata simbolike –tha RatkaTiricovska Drejtoreshë e Drejtorisëpër marketing dhemarrëdhënie me publikunnëStopanska Banka.  

Lokacionet janë përzgjedh me kujdes me qëllim që të jenë në vendet ku ka frekuencë më të lartë të trafikut të biçikletave, dhe gjithashtu ishim të kujdesshëm që ato të vendosen në pozicione ku veç më ekziston 24 orë video mbikëqyrje me qëllim që të mbrohen stacionet nga dëmtimet e shkaktuara qëllimisht.

 

 

Stacionet servisuese për biçikleta janë të vendosura në pompat e karburantit të Makpetrolit në bulevardin “Aradhat partizane (te kryqëzimi me bul. 8 shtatori), te Qendra transportuese, në dalje të Shkupit në Autokomandë, në Okta në bulevardin Serbia dhe para Info qendrës të Qytetit të Shkupit në Parkun e qytetit.

Lokacionet janë përzgjedh me kujdes me qëllim që të jenë në vendet ku ka frekuencë më të lartë të trafikut të biçikletave, dhe gjithashtu ishim të kujdesshëm që ato të vendosen në pozicione ku veç më ekziston 24 orë video mbikëqyrje me qëllim që të mbrohen stacionet nga dëmtimet e shkaktuara qëllimisht.

Qyteti i Shkupit punon me përkushtim në inkurajimin e qytetarëve që t'i përdorin biçikletat si transport alternativ i trafikut motorik në zonat urbane me popullsi të dendur, pasi që kjo do t'u kursejë të holla atyre gjatë transportit nga njëlokacion në tjetrin dhe do kontribuojë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit

 

 

Në këtë drejtim deri më tani me vendosjen e më shumë se 1800 shtyllave mbrojtëse ne kemi siguruar 2 700 metra hapësirë për lëvizje të lirë të këmbësorëve dhe çiklistëve. Janë paguar subvencionet e këtij viti për blerjen e biçikletave për 3.131 qytetarë. Dhe në kuadër të aktiviteteve të rregullta po punojmë në rindërtimin dhe mirëmbajtjen e korsive ekzistuese dhe ndërtimin e korsive të reja të çiklizmit në qytet.

Ne të gjithë e dimë se përdorimi i biçikletave, përveç se nuk e ndot ajrin, ndikon pozitivisht në shëndetin e çiklistëve. Prandaj, së bashku me SHA Stopanska Banka i ftojmë qytetarët që të përdorin më shpesh biçikletat e tyre dhe në këtë mënyrë ata të krijojnë shprehi të shëndetshme duke u kujdesur njëkohësisht për ajrin e pastër dhe mjedisin e shëndetshëm.

Të pranishmit patën mundësi të shohin përmes shembullit  praktik se si përdoren këto stacione dhe për këtë qëllim, AleksandarSaveski, vullnetar nga qendra e çiklizmit "Pedala", tregoi si t'i përdorin veglat e stacioneve në biçikletat e tyre.