SHILEGOV NË USJE: MENDOJMË PËR NDOTJEN E AJRIT EDHE KUR NUK ËSHTË AKTUALE 23.7.2018

Kryetari Shilegov dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Çimentores USJE, Boris Hrisafov, sot në ditën e hapur të kompanisë, gazetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave jo-qeveritare dhe shoqërive civile nga fusha e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit jetësor, ua prezantuan investimet në këtë segment, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

 

- Qyteti i Shkupit vazhdon me kujdesin e përditshëm për mjedis të shëndetshëm jetësor, edhe pse ky kapacitet është nën A lejen e integruar, por i njëjti gjendet në qytetin tonë dhe unë si kryetar i qytetit ndjej përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ndaj të gjithë shkupjanëve në këtë luftë të përhershme, pa marrë parasysh që Ministria është kompetente, të kontribuojmë të gjithë si institucione. Madje, e njëjta ishte edhe me Drisllën, e dini se edhe pse nuk ishte kompetenca jonë e zgjidhëm atë problem. Këtu jemi për tu siguruar edhe ne si administratë e qytetit, por edhe organizatat jo-qeveritare të cilat janë të pranishme këtu me ne, si dhe ju mediet, që të bëjmë presion permanent ndaj mbajtësve të lejeve të integruara që t’i përmbahen plotësisht procesit teknologjik dhe në këtë mënyrë nuk do të participojnë në nivel të lartë të ndotjes së mjedisit të shëndetshëm jetësor dhe në ajrin ambiental në rastin konkret - theksoi Shilegov.

 

 

Ai shtoi se qyteti me USJE-n kanë filluar bisedimet paraprake si pjesë e strategjisë për menaxhimin e mbeturinave komunale të Qytetit të Shkupit duke e marrë parasysh mundësinë që e ofron Usje për përdorimin e lëndës djegëse alternative në procesin e tyre teknologjik.

 

 

- Ne si Qytet i Shkupit kur më kemi filluar, hapëm qendra për riciklim të një pjese të mbetjeve organike që është e përshtatshme për t'u përdorur si lëndë djegëse alternative në procesin e riciklimit dhe mund të përdoret, këtu flas edhe për degët që prihen nga drunjtë dhe për llojet tjera të mbetjeve biologjike të cilat tani ruhen dhe paraqesin ndotje të mjedisit jetësor- tha Shilegov.

Kryetari Shilegov ju bën thirrje edhe qytetarëve, që secili të kontribuojë në ndryshimin e shprehive tona, që të fitojmë një mjedis më të shëndetshëm jetësor dhe një ajër më të shëndetshëm ambiental.

 

 

 

- Beteja për një mjedis të shëndetshëm jetësor nuk njeh verë e as dimër, beteja nuk njeh ditë jave apo ditë jo-pune, beteja është e përhershme, konstante dhe vetëm me një betejë të tillë do të arrijmë ta ngrisim Shkupin në një nivel më të lartë - porositi Shilegov.

Drejtori kryesor ekzekutiv i Çimentores Usje, Boris Hrisafov, tha se ata janë krenarë që një pjesë e kritereve të tyre të brendshme dhe procedurat janë më të rrepta se normat dhe standardet e përcaktuara, kurse tregues për këtë janë matjet e emisioneve nga procesi i prodhimit që tregojnë se ata janë vazhdimisht më të ulët, kurse disa dhe disa herë më pak se të lejuara ligjërisht.

 

Gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërive civile dhe organizatave jo-qeveritare sot patën mundësinë  të ecin edhe nëpër sallat e prodhimeve të çimentos dhe nga afër ta shohin procesin teknologjik të kompanisë.

 

 

Falë investimeve të mëdha në mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe rregullave serioze, por edhe riorganizimit të plotë të segmenteve të caktuara, Çimentorja USJE në vitin 2011 fitoi A – lejën ekologjike të integruar nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Përveç kësaj, më shumë se një dekadë kompania vazhdimisht dhe në mënyrë transparente i publikon të dhënat nga matjet 24-orëshe të ajrit, e cila është praktika e vetme në vend. Këto të dhëna gjenerohen në mënyrë të pavarur dhe automatikisht dhe dorëzohen deri te institucionet kompetente.