EKSPOZITE, PERFORMANCA, MUZIKË DHE AKTIVIZËM PER 55-VJETORIN E TËRMETIT KATASTROFAL TË SHKUPIT 23.7.2018

 

 

Me njëzet ngjarje kulturore në disa lokacione, Qyteti i Shkupit do ta shënojë 55 vjetorin e tërmetit katastrofal në vitin 1963.

Me kënaqësi të veçantë do të shënojmë fillimin e manifestimit më 23 korrik, me kthimin e shkronjave nga porosia e Josip Broz Tito në anën lindore të Muzeut të Qytetit të Shkupit. Qytetarët do të mund ta ndjekin këtë ngjarje prej orës 20 ne Muzeumin e Qytetit.

Porosia që kohë të gjatë ishte dëshmitare e solidaritetit historik që Shkupi mori nga bota pas tërmetit shkatërrues dhe ishte pjesë e pandashme e Muzeut dhe bërthamës së qytetit, përsëri do të kthehet në vendin e vet. Kjo ngjarje e quajtur simbolikisht "Solidariteti kthehet në shtëpi" do të përcillet me aktivitete në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

"Flet Shkupi" gjatë katër ditëve do të bashkojë artet, teatrin, kinematografinë dhe artin multimedial dhe aktivizimin qytetar konceptualisht të lidhura me tërmetin, por edhe me historinë kulturore të metropolit.

Muzeu i Qytetit të Shkupit, Galeria Grafiti në QTQ, QIK, Muzeu i artit bashkëkohor, pllatoja para QKR, do të jenë vendet që do të ofrojnë ngjarje interesante që do t'u ofrojnë shkupjanëve ngjarje interesante në kuadër të këtij manifestimi në Shkup si: "Rikonstruktimi i qetë i tërmetit", performanca e Biljana Radinoskës dhe "Ëndërron Shkupi", kolazh i shkurtër filmik i filmit të Dina Duma, janë vepra të artistëve tanë të rinj që do të jenë pjesë e ngjarjes qendrore më 25 korrik që do të mbahet në Galerinë Grafiti të QTQ.

Pastaj do të vijojë koncerti "Bisedë me kuptim” të Mammoth & Yashem shfaqje e Todor Karakolevit dhe “xhem seshën” i mbyllur me muzikantë nga skena e re e Shkupit.

Përveç befasisë vizuale për vizitorët, me këto ngjarje duam të theksojmë rëndësinë arkitektonike të QTQ për qytetin e Shkupit dhe për të rikthyer frymën urbane në zonën qendrore të qytetit.

Organizata e Grave e qytetit të Shkupit do të shënojë 55 vjetorin me lexim poetik dhe më 26 korrik, duke filluar në ora 5:17 minuta, koha kur ka ndodhur tërmeti me audio aksion në 5 vende të ndryshme të qytetit në organizim të Grupi aksione artistike urbane dhe Qendra për arte bashkëkohore, do t'i kujtojmë qytetarët për ngjarjen tragjike. Tradicionalisht do të mbahet edhe fushata e dhurimit të gjakut dhe këshilli organizativ do të vendosë lule para përmendores të të rënëve në tërmet në varrezat e qytetit në Butel.

Shkupi flet" i fton qytetarët që së bashku t'i ndjekim ngjarjet, për të kujtuar tragjedinë që shkatërroi qytetin tonë dhe për të dërguar mesazhin se nuk e kemi harruar mbështetjen që  morëm 55 vjet më parë nga e gjithë bota dhe që e duam qytetin tonë, kulturën dhe urbanitetin unik që ne do ta kultivojmë në të ardhmen.