FILLOI PASTRIMI FALAS I 100 OXHAQEVE NË SHKUP 30.8.2018

Kandidatët që ndjekin stërvitjen për pastrimin e oxhaqeve në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” këto ditë kanë dal në terren dhe kanë filluar pastrimin falas të 100 oxhaqeve për qytetarët që kanë aplikuar në thirrjen e Qytetit të Shkupit.


 

Trajnimi i organizuar nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë vizitohet nga 10 kandidatë, dhe do të zgjasë tre muaj ndërsa gjatë kohës së trajnimit secili pjesëmarrës do të marrë kompensim prej 9.000 denarësh në muaj. Pas përfundimit, secili nga kandidatët, përveç certifikatës, do të fitojë edhe materiale bazë për hapjen e biznesit të tyre dhe një lloj punësimi, duke pasur parasysh se pastrimi i oxhaqeve do të subvencionohet nga Qyteti.


Rikujtojmë, tani për tani janë vetëm 8 pastrues të regjistruar të oxhaqeve në Shkup dhe 45% e numrit të përgjithshëm të familjeve në Shkup ngrohen në dru, që është një e treta e ndotjes totale të ajrit në qytet, ndërsa dihet përgjithësisht se oxhaku i papastër ndot të paktën dy herë më shumë në krahasim me oxhak të pastruar.


Qyteti i Shkupit punon gjatë gjithë vitit për të reduktuar dhe eliminuar shkaktarët e ndotjes në  afat të gjatë dhe një nga masat është pastrimi i oxhaqeve, gjë që do të kontribuojë në reduktimin e ndotjes së ajrit gjatë sezonit të ngrohjes.