NJËZËRI U MIRATUA NDIHMA URGJENTE SOLIDARE NGA SHKUPI PËR GREQINË 16.8.2018

 

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e dytë të jashtëzakonshme njëzëri e miratoi vendimin për dhënien ndihmë në të holla për viktimat e zjarreve katastrofale në Republikën e Greqisë

Me këtë vendim, si shprehje e solidaritetit me viktimat e zjarreve katastrofale në Republikën e Greqisë Qyteti i Shkupit ndan ndihmë në vlerë prej 2 milionë denarë, më saktë ndihmë në të holla në vlerë prej 1 milionë denarë dhe ndihmë jo finnaciare në vlerë prej 1 milionë denarë.

 

- Sot është ditë pikëllimi për qytetin tonë. Sot shënojmë saktësisht 55 vjet nga tërmeti katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963 dhe kjo përkon në këtë ditë kur ne duhet të kthejmë humanizmin që qyteti ynë e morri  nga e tërë bashkësia ndërkombëtare. Sipas të dhënave të fundit në dispozicion në këtë moment, 81 persona kanë vdekur dhe është shkaktuar dëm i madh material në Greqi - tha kryebashkiaku Shilegov.

Shkupi u bë qytet solidariteti dhe humaniteti pas tërmetit shkatërrues që la më shumë se 1,000 njerëz të vdekur. Menjëherë pas fatkeqësisë, e gjithë bota qëndroi prapa Shkupit. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende u mblodhën dhe dhanë donacione për Shkupin.