SHKUPI U ZGJUA NË ORA 5:17 ME TINGULLIN E SIRENAVE 13.8.2018

 

Qyteti i Shkupit sot (26 korrik 2018,  e enjte) u zgjua në orën 5:17 me tingullin e sirenave si rikujtim për tërmetin shkatërrues që ndodhi 55 vjet më parë më 26 korrik 1963 në ora 5:17.

Një grup artistësh urbanë nga Qendra për artistët bashkëkohor realizuan një audio aksion pikërisht në ora 5:17 minuta në pesë lokacione të ndryshme të qytetit dhe i rikujtuan shkupjanët për kohën e saktë të ngjarjes tragjike.

Me këtë audio aksion, artistët urban dhanë kontributin e tyre origjinal për viktimat e tërmetit dhe sollën një dimension të ri në shënimin e tragjedisë së Shkupit.

 


Me hyrjen e tingujve të sirenave në shtëpitë e qytetarëve të Shkupit dhe zgjimin e tyre në ora 5:17 në mënyrën më të mirë te secili banor i Shkupit u evokuan kujtimet e trishta të tragjedisë që nuk do të zbehen nga gjenerata në gjeneratë sepse kushdo që do ta dëgjojë zërin e sirenave do të ta kujtojë katastrofën e vitit 1963, dhe në kujtesën e tij do të gdhendet data 26 korrik.