JANË SHTERUR MJETET PËR SUBVENCIONE PËR BIÇIKLETA 9.8.2018

 

Qyteti i Shkupit informon qytetarët se mjetet e siguruara për subvencione për blerjen e biçikletës janë shterur plotësisht, respektivisht deri në fund të ditës së sotme kanë arritur 3.131 kërkesa.

Me këtë, është plotësuar kushti për përfundimin e një pjese të thirrjes publike, dhe nga  dita e nesërme /07.06.2018, e enjte/ kërkesat nga qytetarët në arkivin e Qytetit të Shkupit nuk do të pranohen.

Me thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018, ishin parashikuar 10 milionë denarë, prej të cilave 9 milionë denarë për subvencione biçikletash, ndërsa 1 milion denarë për biçikleta të përshtatura për personat me invalidët trupor.

 

 


Përveç kësaj, i informojmë qytetarët se pjesa e dytë e thirrjes publike, e destinuar për subvencione për biçikleta të përshtatura për personat me invaliditet trupor, është ende në vazhdim dhe ka mjete financiare për këtë qëllim. 

 

 Rikujtojmë se mjetet që do të subvencionohen nga Qyteti i Shkupit janë në lartësi prej 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale dhe 50% të vlerës së biçikletës së adaptuar për personat me invalidet trupor jo më shumë se 90.000 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale, dhe kjo pjesë e thirrjes do të aktivizohet deri te shterimi i mjeteve ose deri në fund te afatit te parapare (31.08.2018).

 

Thirrja publike realizohet sipas principit "i pari i ardhur, shërbehet i pari".


Subvencionimi i qytetarëve për blerjen e biçikletave është një nga masat e Qytetit të Shkupit për promovimin e biçikletës si mjet rekreativ dhe mjete për transport, përdorimi i të cilave ka shumë përfitime: është mjet financiarisht i kapshëm, ekonomikisht i qëndrueshëm dhe mjete transportues ekologjik, kontribuon në uljen e bllokimit të trafikut, si dhe në uljen e ndotjes së ajrit ambiental.