QYTETI I SHKUPIT NË KAMPIONATIN EVROPIAN PËR BASKETBOLLISTE DERI 18 VJEC 9.8.2018

Kryetari Shilegov, së bashku me drejtorin sportiv të Federatës maqedonase të basketbollit (ICF), Vladimir Temelkovski, mbajtën konferencë për media në sallën sportive "Jane Sandanski", ku i shpalosën detajet e kampionatit të ardhshëm evropian të basketbollit nën 18 vjeç, ku Shkupi do të jetë nikoqir . Në pres konferencë ishte gjithashtu i pranishëm edhe selektori i reprezentacionit të basketbollit ne kategorinë e  meshkujve nën 18 vjeç, Pance Milevski dhe kapiteni i reprezentacionit, Luka Stojanoski.

 

 

- Është nder dhe kënaqësi që Shkupi këtë vit të jetë nikoqir i Kampionatit evropian (Divizioni B) për basketbollistët deri në moshën 18 vjeçare, kampionati më masiv i të rinjve me pjesëmarrjen e 24 ekipeve dhe gjithsej 300 pjesëmarrës. Kampionati zgjat nëntë ditë, duke i llogaritur edhe dy ditët e pushimeve (30 korrik dhe 2 gusht), dhe fillon më 27 korrik deri mi më 5 gusht 2018 - tha Shilegov.

 

 

Ndeshjet do të luhen në QRS Kale (salla e madhe) ku reprezentacioni ynë do të luajë të gjitha ndeshjet e fazës grupore, në QS "Jane Sandanski", si dhe në Vip Arena në QS "Boris Trajkovski".

- Qyteti i Shkupit edhe më tej do të vazhdojë të mbështesë ngjarjet që zhvillojnë frymën sportive të të rinjve, sepse ato janë e ardhmja jonë, ardhmëria e këtij qyteti. Përveç investimeve në sportin rekreativ, masiv dhe sportin për persona me nevoja të veçanta, do të investojmë më shumë në sportet e shkollave të mesme. Këtë vit ne kemi dhënë 100 bursa për sportistet - nxënës të shkollave të mesme në shkollat e mesme në Qytetin e Shkupit - theksoi Shilegov në konferencën e sotme për media.

 

 

Ai shtoi se aktivitetet sportive janë vegël e rëndësishme në zhvillimin e të rinjve dhe planifikon të qëndron në përputhje me detyrën e tij si kryetar që në çdo mënyrë të mundshme t'i mbështes të gjithë të rinjtë që janë të motivuar të merren me sport, pavarësisht nëse e bëjnë atë profesionalisht apo në mënyre rekreative.