SHENJËZIMI I SINJALIZIMIT HORIZONTAL NË RRUGËT E ÇAIRIT 9.8.2018

 

 

Qyteti i Shkupit informon qytetarët se dje, më 19 korrik 2018, ndërmarrja publike "Rrugë dhe rrugica" realizuan aksionin për shenjëzimin e sinjalizimit horizontal në disa rrugë dhe bulevarde të qytetit në Çair.

Me aksionin e djeshëm janë përfshirë bulevardet "Cvetan Dimov" dhe "Hristijan Todorovski Karposh" dhe rruga "Brigada e dytë maqeodnase", ku me dorë dhe makineri me ngjyrë të bardhë u shënjuan korsitë rrugore, kalimet e këmbësorëve dhe shtigjet e çiklizmit në rrugë.

 

 

 

Përveç shenjëzimit të sinjalizimit horizontal, vazhdojnë aktivitetet për vendosjen e shtyllave të gomës në shtegun e çiklizmit në rrugën "Brigada e dytë maqedonase".

Shenjëzimi i sinjalizimit horizontal do të vazhdojë të realizohet në disa lokacione në të gjithë qytetin edhe në periudhën e ardhshme.