NJË MINUTË HESHTJE NË NDER TË TORVALD STOLTENBERG, QYTETAR NDERI I SHKUPIT 8.8.2018

Me një minutë heshtje, anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit, para fillimit të seancës, e nderuan mikun e madh Torvald Stoltenbderg dhe qytetar nderi i Shkupit. Politikani dhe diplomati norvegjez vdiq më 13 korrik në moshën 87 vjeçare. 

 

 

Dëshiroj, para fillimit të seancës së sotme, ta nderojmë Torvald Stoltenberg –qytetar nderi i Shkupit, diplomat norvegjez dhe ish ministër i punëve të jashtme dhe mik i madh i qytetit tonë. Thonë se pas një jete, njeriu nuk mbahet mend aq për nga emri apo statusi,  sa për veprat e tij. Në të vërtetë, Stoltenberg në Shkup ka lënë pas shumë vepra të vlefshme të cilat edhe sot e kësaj dite janë paradigmë për humanizmin dhe solidaritetin. Në memorien e qytetarëve të Shkupit, mbahet mend kontributi i tij vetëmohues në ndërtimin e shtëpive të montuara  në lagjen Taftalixhe, spitali i fëmijëve për sëmundjet e mushkërive në Kozle, si dhe për koordinimin e ndihmës humanitare nga Kryqi i Kuq norvegjez, i cili përbëhej nga 2300 batanije leshi, 80 kg. antibiotikë, 250 pako për transfuzion gjaku dhe 5000 pako të ndihmës së parë. Për të gjitha ato që ai bëri për këtë qytet, Qyteti i Shkupit, në të ardhmen do të ketë mundësi për ta kthyer investimin e tij vetëmohues duke propozuar që një nga rrugët e Shkupit të mbajë emrin Torvald Stoltenberg - tha kryetari Shilegov.

 

 

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në rindërtimin e Shkupit, më 26 korrik 2008, në shënimin e 45 vjetorit të tërmetit katastrofal u shpall qytetar nderi i Shkupit.