QYTETI I SHKUPIT PROPOZON QË MIRËMBAJTJEN E SHATËRVANËVE NË QENDËR TA MERR PËRSIPËR NP "UJËSJELLËSI 7.8.2018

Me propozim-vendimin për dhënie për ruajtjen, mirëmbajtjen, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e shatërvanëve që në seancën e nesërme do të gjendet para Këshillit të Qytetit të Shkupit, propozohet që ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" të marrë përsipër obligimin për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e një numri më të madh të shatërvanëve  vendosura në qendër të qytetit.

 Me propozim -vendimin, Qyteti i Shkupit e transferoi këtë obligim tek NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi", dhe përfshin këto shatërvanë:

 


- Shatërvani Luftëtari në kalë
- Shatërvani në Sheshin Maqedonia (Matriks)
- Shatërvani në sheshin Filipi II (kryengritja e Karposhit)
- Shatërvani në urën Syri

- Shatërvani në Sheshin “Shen Maria”

- Shatërvani në parkun Gruaja luftëtare
- Shatërvani në sheshin VMRO

 

Mirëmbajtja e shatërvanëve nga viti 2013 është kryer nga Qyteti i Shkupit, dhe për këtë qëllim janë nënshkruar disa marrëveshje me DG “Beton”, për çka nga buxheti i Qytetit janë ndarë nga 25 në 30 milion denarë në vit. Mjetet që deri tani janë përdorur për këtë qëllim do të ridestinohen në të ardhmen për zbatimin e projekteve kapitale. 

Me vendimin e ri, Qyteti i Shkupit ruajtjen, mirëmbajtjen, mbrojtjen dhe përdorimin e këtyre shatërvanëve ia bart NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” - Shkup, aktiviteti kryesor i së cilit është mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit të pijshëm, si dhe mënjanimi i ujërave të zeza urbane, sigurimi i ujit të pijshëm që është i domosdoshëm për jetën e qytetarëve dhe në përgjithësi për funksionimin dhe zhvillimin e Qytetit të Shkupit. Si e tillë, ndërmarrja është më profesionale dhe e aftë për të kryer mirëmbajtjen.

Me të njëjtin vendim qytet të Shkupit është i obliguar të paguajë faturat për energjinë e konsumuar elektrike të shatërvanëve, por nuk do të ndajë shtesë shtesë për mirëmbajtjen e tyre.