QYTETI SHKUPIT PËRSËRI NDIHMOI NË PASTRIMIN E MBETURINAVE NË QENDRËN KLINIKE 6.8.2018

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot përsëri u dalin përballë qytetarëve dhe zbatojnë aksionin për pastrimin e mbeturinave në rrethin e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Qëllimi i Qytetit të Shkupit është të marrë përsipër mirëmbajtjen e higjienës në Qendrën klinike dhe përfundimisht higjiena në këtë vend të jetë në nivelin optimal. Qyteti i Shkupit dhuroi dhe vendosi 15 shporta për mbeturina në Qendrën Klinike.

Moskujdesi disa dekadësh i higjienës në Qendrën Klinike deri tani ka rezultuar me disa aksione për pastrimin e mbeturinave. Qyteti i Shkupit e vlerëson kontributin e qytetarëve të cilët  vullnetarisht po marrin pjesë në pastrimin e Qendrës Klinike gjatë kësaj periudhe kalimtare dhe po kontribuojnë në zbutjen e problemit.

U bëjmë thirrje qytetarëve për mirëkuptim në këtë periudhë kalimtare derisa të zgjidhim aspektet ligjore të prokurimit dhe kur Qyteti i Shkupit të merr përgjegjësinë për higjienën komunale në Qendrën Kkinike, problemi i mbeturinave do të zgjidhet brenda rrethit të spitaleve.

Ndërmarrjet publike do të japin maksimumin e tyre në kujdesin e higjienës në qytet, por për të zgjidhur përgjithmonë problemin e mbeturinave është veçanërisht e rëndësishme
përkrahja e qytetarëve.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të tregojnë dashurinë e tyre për qytetin tonë edhe përmes  kujdesit për higjienën e hapësirës përreth tyre, dhe secili të kujdeset që mbeturinat të hedhen në shporta dhe kontejnerët e vendosur. Shkupi duhet edhe në këtë mënyrë.