QYTETI I SHKUPIT NUK HEQ DORË NGA QËLLIMI PËR LIRIMIN E TROTUAREVE PËR KËMBËSORËT DHE ÇIKLISTËT 6.8.2018

Sot, bashkësitë e banorëve të ndërtesës 45 dhe 47 në bulevardin “Aradhat Partizane” paralajmëruan protestë me bllokimin e bulevardit. Arsyeja për protestën është vendosja e shtyllave ku këta banorë i kanë parkuar në mënyrë të paligjshme automjetet e tyre duke bllokuar hapësirën për këmbësorë dhe çiklistë. 

 Lidhur me këtë problem, jemi të obliguar të ndajmë me publikun disa informacione të rëndësishme:

 

 

1. Qyteti i Shkupit i vendos shtyllat me qëllim për të parandaluar parkimin e paligjshëm  të automjeteve në sipërfaqet e parashikuara për këmbësorë dhe çiklistë.

2. Me banorët e këtyre dy ndërtesave në muajt e fundit janë mbajtur më shumë takime në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje për problemin e parkimit me të cilin po përballen. Banorët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mos u parkua më në mënyrë të paligjshme nëse atyre u sigurohet parking në përputhje me dispozitat ligjore.

3. Qyteti i Shkupit, me vendosjen shtyllave në gjashtë muajt e fundit ka liruar hapësirë ​​për këmbësorë dhe çiklistë në gjatësi të përgjithshme më të madhe se 3.000 metra, dhe gjithmonë duke mbajtur llogari për të siguruar mundësi alternative për parkimin e banorëve të ndërtesave përreth. Pastaj është biseduar me  banorët e disa ndërtesave ku ishin vendosur shtylla dhe gjithkund nga Qyteti ishte ofruar zgjidhje për parkimin ku qytetarët treguan shkallë të lartë të mirëkuptimit dhe gatishmëri për të tejkaluar problemin në përputhje me dispozitat ligjore.

 

 

4. Qyteti i Shkupit nuk ka ndërmend të heq dorë nga ideja e lirimit të sipërfaqeve nga automjetet të parashikuara për trafikun e këmbësorëve dhe biçikletave dhe në këtë drejtim do të vazhdojë të vendos shtylla kudo që kjo hapësirë të uzurpohet. Si edhe deri më tani, Qyteti mbetet i gatshëm t'u del përballë qytetarëve të cilët objektivisht nuk kanë zgjidhje alternative për parkim të rregullt.