JANË RREGULLUAR 12.00 METRA KATRORE GJELBËRIM NË SHKUP 30.8.2018

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP "Parqet dhe gjelbërimi" gjatë periudhës së kaluar ngritën dhe rregulluan katër sipërfaqe të gjelbra në qytet.

 

Në bulevardin Shën Klimenti i Ohrit, përballë ndërtesës numër 54 është rregulluar shesh i gjelbër në sipërfaqe prej 800 metra katrorë, ku edhe është instaluar rrjeti hidrant prej 150 metra, katër puseta, tre hidrantë dhe 12 spërkatëse.

 

Shesh i gjelbër është rregulluar edhe në rrugën Lazar Liçenovski në sipërfaqe prej 819 metra katrorë, ku edhe është instaluar rrjet hidranti prej 20metra, shtatë puseta, katër hidrantë dhe 17 spërkatëse.

 

 

Është rregulluar edhe gjelbërimi prej 5.684 metra katrorë ndërmjet rrugëve Brigada e dytë maqedonase dhe Lazo Trpovski. Në këtë sipërfae të gjelbër është vendosur rrjeti hidrant prej 450 metra, 11 puseta, tetë hdrante dhe 74 spërkatese. 

 

 

Sipërfaqe e gjelbër publike është rregulluar edhe në bulevardin Krste Misirkov, pranë QRK. Në këtë lokacion është vendosur rrjeti hidrant prej 100metra, shtatë puseta, pesë hidrantë dhe 47 spërkatëse.