QYTETI I SHKUPIT RREGULLISHT I PASTRON TE DY ANËT E SHTRATIT TË LUMIT VARDAR 29.8.2018

 

 

 

Në përputhje me Programin për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar, degëve të tij, lumenjtë Serava, Lepenec, Treska dhe kanalet e hapura në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018, me urdhër të Qytetit, ekipet e NP”Rrugë dhe rrugica” po kryejnë aktivitete për pastrimin e shtratit të lumit Vardar.

Në pjesën nga ura e Goce Dellçevit deri tek poligoni nën Kale, ekipet po e pastrojnë me dorë vegjetacionin e ulët nga shpatet dhe bregu i lumit Vardar, ndërkaq me makineri po e pastrojnë shtratin nga mbeturinat ndërtimore

 

 


Pastrimi me dorë i vegjetacionit, si dhe pastrimi me makineri në shtratin e lumit Vardar, do të vazhdojnë në pjesën qendrore të qytetit edhe gjatë ditëve në vijim.