QYTETI I SHKUPIT PËR HERË TË PARË ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAMIN PËR PUNË TË DOBISHME KOMUNALE 24.8.2018

 

Përmes projektit  “Përfitimet socio – arsimore përmes përkrahjes së kategorive të cenuara të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupi”, Qyteti i Shkupit ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve sociale në territorin e qytetit të Shkupit, vecanërsiht duke i marrë parasysh kategoritë e cenuara të qytetarëve, nevojat e tyre të përditshme, por edhe kontributin në zvogëlimin e papunësisë te këto bashkëqytetarë tanë.

Për herë të parë, në kuadër të programit për punë të dobishme komunale, Qyteti do të angazhojë 10 asistentë arsimor në 9 shkolla të mesme në Shkup, të cilët do të punojnë me nxënës me nevoja të veçanta arsimore ose me nxënës me pengesa intelektuale, 5 asistentë personalë për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe 5 kujdestarë për persona të moshuar, gjë e cila është risi dhe paraqet plotësim dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve ekzistuese që tashmë janë duke u realizuar në nivel lokal.

 

 

Personat që do të angazhohen në punë do t'i përkasin disa prej kategorive të cenuara të popullsisë, duke përfshirë edhe shfrytëzuesit e ndihmës sociale. Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me UNDP dhe Agjencinë e punësimit, shpalli konkurs publik për përfshirjen e këtyre personave në Program.

- Përmes trajnimit profesional dhe përvojës praktike që do ta fitojnë personat të cilët do të angazhohen me punë do të mundësojmë që ata më lehtë të inkuadrohen në tregun e punës, ndërsa në të njëjtën kohë do të kontribuojmë në lehtësimin e pengesave të përditshme me të cilat përballen personat me nevoja të veçanta arsimore dhe aftësi të kufizuara intelektuale në shkollat ​​e mesme, personat me aftësi të kufizuara si dhe personat e  moshuar që kanë nevojë për kujdes. Qyteti i Shkupit ka për qëllim të sigurojë kushte të barabarta të jetesës për të gjithë qytetarët. Përfshirja sociale është e nevojshme për të ndërtuar një shoqëri pa diskriminim, me të drejta dhe mundësi të barabarta. Prandaj mbështesim dhe realizojmë aktivitete që kontribuojnë në aspektin social të jetës në qytetin tonë - tha Valon Salihu,  zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

 

 

Përveç kësaj, përpos kompensimit financiar që personat e angazhuar do ta marrin sipas Programit, Qyteti i Shkupit do të sigurojë përdorimin falas të transportit publik të qytetit ose përdorimin e biçikletave në përputhje me interesin e shprehur individualisht nga secili person i angazhuar.

-Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij lloji të shërbimeve sociale, synojmë që pas përfundimit të projektit, aktivitetet t'i inkorporojmë në kuadër të programeve të Qytetit të Shkupit me qëllim për të kontribuar vazhdimisht në përmirësimin e shërbimeve sociale, për ta mbështetur dhe nxit përfshirjen sociale - tha Radica Todorovska, koordinatore komunale e projektit.