PRIORITET NË TRAFIK GJITHMONË DO TË KENË KËMBËSORËT, ÇIKLISTËT DHE TRANSPORTI PUBLIK, PARA AUTOMJETE 24.8.2018

 

Kryetari Shilegov mori pjesë sot në Konferencën për sigurinë në rrugë, që u mbajt në organizim të Bankës Botërore, të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve dhe Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore. Ai mori pjesë në panel diskutimin mbi sigurinë në zonat urbane.

- Në zgjedhjet lokale në vitin 2017, në programin tim zgjedhor gjetëm shifra shqetësuese të sigurisë në rrugët e Shkupit dhe u zotuam përmes zgjidhjeve të trafikut për të ndikuar në uljen e këtyre numrave. Sipas këtij programi, prioritet në trafik gjithmonë do të kenë kategoritë e ndjeshme pjesëmarrëse dhe transporti publik, edhe në fund automobilat. Kështu, një nga premtimet kryesore të fushatës për të cilat ne së bashku jemi nënshkruar me disa nga iniciativat sot të pranishëm këtu, ishte se çdo rrugë e re ose bulevard në Shkup do të ndërtohet detyrueshëm me shtigje për këmbësorë dhe biçikleta. Projektet të cilat i ka nis administrata e re të qytetit si ura e re mbi bulevardin ASNOM, bulevardin Bosnja dhe Hercegovina, ose bulevardi Hristian Todorovski Karposh, të gjithë kanë hapësira të ndara për këto kategori në trafik - tha sot kryetari Shilegov.

 

 

Plani i Qytetit të Shkupit është të ndjekë shembullin e qyteteve të tjera evropiane dhe të miratojë strategji për përmirësimin e sigurisë në komunikacion për një periudhë pesë vjeçare, në të cilën do të definohet vizion i përbashkët, do të përcaktohen qëllimet, do të identifikohen masat dhe pas miratimit të tij do të nis implementimi në përputhje me planin aksional të miratuar paraprakisht. 

 - Personalisht u angazhova te ministri i Transportit, dhe ai i plotësoi kërkesat e mia, korsitë rrugore në rregulloren për ndërtim të jenë të ngushtuara nga gjerësia e panevojshme (3.5 deri në 3.25 metra) dhe kështu ndikon drejtpërdrejt në zvogëlimin e shpejtësisë. Disa nga hapat janë thjesht simbolikë, siç janë kalimet për këmbësorë 3D, ose rrethojat në kalimet e këmbësorëve të shkollave ose matësit elektronik. Ata, megjithëse nuk ndikojnë drejtpërsëdrejti në sigurinë, i eliminojnë faktorët dytësorë në aksidente siç janë moskujdesja dhe padukshmëria - theksoi Shilegov.

 

 

Një tjetër problem i madh në Shkup është zbatimi i rregullave të trafikut. Komunat dhe Qyteti nuk kanë policinë e tyre rrugore dhe varen nga vullneti i mirë dhe disponimi i MPB në aksionet e tyre.

- Përkushtimi që patëm në shtatë muajt e fundit në vendosjen e shtyllave metalike për ndarjen fizike të hapësirës së këmbësorëve dhe çiklistëve është mënyrë e shkëlqyer për të tejkaluar çështjet si bashkëpunimi policor dhe disponueshmëria e merimangave. Jam krenar për rreth 10 km trotuaree që dikur ishin okuouar nga automjetet e parkuara ilegalisht dhe tani janë liruar për përdorim për kategoritë e ndjeshme në trafik - tha Shilegov.