EKSPOZITA "NGA BASHKIMI DHE VËLLAZËRIMI" 63 NË SHKUP "63" NA KUJTOI HUMANIZMIN DHE SOLIDARITETIN QË 22.8.2018

 

 

 

Dje (26 korrik 2018, e enjte), në Muzeun e Qytetit të Shkupit, në kuadër të manifestimit "Flet Shkupi" (23-26 korrik) në shënimin e 55 vjetorit të tërmetit katastrofal, kryetari Shilegove hapi ekspozitën "Nga vëllazërimi dhe bashkimi 63 deri te Shkupi 63 '.

- Me ekspozitën e djeshmetëfotografive, materiale vearkivoredheeks ponantevetëaksioneverinoredhebrigada vembisupet e tëcilëve u ngritShkupiiri, e përfundojmëserinë e ngjarjeve e titulluarsi "ShkupiFlet" me tëcilëninderuamviktimatqëpësuannëtërmetinkatastrofal, poredhetëgjithëatyretëcilët me humanizmindhesolidaritetin e tyrendihmuannërindërtimin e Shkupit.Muzeu i Qytetit të Shkupit përmes kësaj ekspozite arriti të sjellë edhe shfaqjen për ndihmën e brigadave të tërinjve nga të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë, të cilët me punën e tyre vullnetare patën barrën më të madhe për pastrimin e rrënojave dhe ndërtimin e shumë objekteve të Shkupit të ri - theksoi Shilegov.

 

 

 

Ai shtoi se brigadat e të rinjve në Shkup arritën qysh në ditët e para të katastrofës dhe aksioni organizuar i të rinjve zgjati deri në fund të vitit '63.

- Të rinjtë nga e gjithë Jugosllavia i ngritën vendbanimet e para për qytetarët që mbetën pa shtëpitë e tyre, morën pjesë në luftën për të shpëtuar jetën e njerëzve nën rrënoja, në varrimet e të vdekurve, por edhe në aksione tjera ku kishte nevojë urgjente për forcë punëtore ", tha Shilegov.

Ai shprehu kënaqësinë që një pjesë e pjesëmarrësve në këto brigada ishin të pranishëm në Muze dhe u tha atyre se kjo ekspozitë me rastin e 55 vjetorit është vetëm një shenjë e vogël falënderimi për ndihmën e tyre altruiste në rindërtimin e Shkupit dhe se puna e tyre do të mbetet përgjithmonë e ngulitur në pamjen e Shkupit të ri pas tërmetit dhe kështu do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtimeve e të gjithë banorëve të qytetit dhe motiv për vazhdimin e luftës për një Shkup të ri, modern dhe urban.

 

 

 

 - Shkupi është qytet për të gjithë. Shkupi është qytet për ata që kanë lindur këtu, për ata që kanë ardhur, por edhe për ata që investuan, investojnë dhe do të investojnë një pjesë të vetes në bukuritë e tij. Shkupi ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet gëzimi ynë i përbashkët - tha Shilegov në fjalimin e tij.

Në ekspozitë morën pjesë edhe përfaqësues të këtyre aksioneve nga shumë vende të ish-Jugosllavisë, të cilët në ditën e dytë pas katastrofës në vitin 1963 erdhën për të ndihmuar në pastrimin e rrënojave. Kryetari Shilegov u dha mirënjohje për përpjekjet, synimet dhe ndihmën e tyre.

 

 

 

Qytetarët e pranishëm në Muzeun e Qytetit të Shkupit gjithashtu patën mundësinë ta ndjekin leximin poetik nën moton "Për Shkupin të cilin e dua" të Organizatës së Grave të Qytetit të Shkupit, si dhe patën mundësinë për të parë filmat nga Kinoteka e Maqedonisë për TËRMETIN E SHKUPIT.

Dje në mbrëmje në Muzeun e artit bashkëkohor u hap ekspozita e veprave të autorëve grekë, ndërsa në Qendrën kulturore rinore u shfaqën projeksionet e serisë "Dosie Shkup" dhe program i pasur muzikor.

Tradicionalisht, dje u mbajt edhe aksioni për dhurimin e gjakut organizuar nga Kryqi i Kuq i Shkupit, ndërsa këshilli organizativ vendosi lule përpara monumentit të viktimave në tërmet në varrezat e qytetit në Butel.