THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRJE NË SEMINARIN PËR KURATORI 22.8.2018

 

Qyteti i Shkupit është kyçur si partner në projektin evropian të rrjetit KREART (CreArt - http://creart-eu.org) i mbështetur nga programi i Komisionit evropian "Evropa Krijuese". 

Në kuadër të aktiviteteve të projektit, Qyteti i Shkupit i informon artistët që jetojnë dhe punojnë në Shkup për mundësinë e pjesëmarrjes në seminar që do të hulumtoje marrëdhënien midis historisë së artit dhe kuratorisë dhe narativitetin  e përfshirë në kuratori. Do të fokusohet në ekspozitat e artit bashkëkohor të shekullit të njëzetë.

Seminari përbëhet në sesione për ekspozita dhe sesione për studime te rastit duke përfshirë edhe diskutimin e eseve, vizitën e ekspozitës me diskutim dhe pjesëmarrje të një kuratori të pavarur.

Vendi ku do të mbahet seminari ndodhet në qendër të qytetit të Aviero në Portugali, në Qendrën e Kongresit që ndodhet në ish fabrikën Jerenimo Pereira Kampos, që daton nga viti 1916. Nga viti 1995 është qendër kongresi, më relevanti në rajon dhe qendër trajnimi profesional.

Seminari është i hapur për kuratorët lokalë dhe artistët (të lindur ose banorë) në cilëndo nga qytetet që marrin pjesë në “CreArt” Rrjeti i qyteteve për kreativitet rtistik.

 

 


Është e nevojshme që kuratorët dhe artistët të kenë diplomë në fushën e artit, kuratori ose të fushave te afërta, të paktën një vit përvojë kalatoriale ose përvojë pune në muze / galeri etj.

Organizata mbulon shpenzimet e udhëtimit deri në 600 € dhe akomodimin, me përjashtim të pjesëmarrësve nga Aveiro.

Organizata ofron ushqim për të gjithë pjesëmarrësit gjatë punëtorisë nga data 29 deri më 31 tetor.

Pjesëmarrësit duhet të kenë me vete laptop dhe duhet të marrin pjesë në të gjitha sesionet e seminarit.

Afati i fundit për aplikim është 16 shtator 2018.

Të gjithë të interesuarit formularët online për aplikim duhet t'i dorëzojnë online deri më 16 shtator 2018: https://creart2-eu.org/open-calls/

Kërkohen dokumentet e mëposhtme:

• Emri, adresa, numri i telefonit dhe adresa e postës elektronike,

• Kopje e skanuar e letërnjoftimit  ose pasaportës,

• Biografi e shkurtër,

• Arsyet për pjesëmarrje në seminar (Jo më shumë se një faqe A4).

 

Qyteti i Shkupit nga viti 2017 u bë partner në Kreart (Rrjeti i qyteteve për krijimtari artistike), që është rrjet evropian i përbërë nga qytete dhe institucione kulturore publike dhe private. Projekti ka për qëllim të përmbush nevojat specifike nga institucionet kulturore evropiane dhe artistët për të maksimizuar kontributin ekonomik, social dhe kulturor që artet pamore mund t'i bëjnë me mbështetje më të mirë për artistët, menaxherët, industrinë dhe publikun e gjerë, duke u mundësuar atyre që të krijojnë, ekspozojnë dhe kënaqen në veprat artistike, si dhe duke u mundësuar qasje në trajnime nëpërmjet seminareve, punëtorive dhe programe kërkimore. Udhëheqësi i projektit është qyteti Valladolid nga Spanja, dhe në projekti marrin pjesë 12 partnerë.