NESËR FILLON FAZA E TRETË E DEZNSEKTIMIT TERESTIK DHE ME AEROPLANE 22.8.2018

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se prej nesër fillon faza e tretë e dezinsektimit terestik dhe me aeroplanë kundër formave të rritura të mushkonjave në teritorrin e qytetit të Shkupit, gjegjësisht:  

 

1.Dezinsektimi me  aeroplan në territorin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet nga data 10.08.2018 (e premte),  dhe do të zgjasë 4 ditë , deri më 13.08.2018 (e hënë) në orët e hershme të mëngjesit.

 

2. Dezinsektimi terestik në territorin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave do të fillojë me datë 13.08.2018 deri me datë 17.08.2018 (nga e hëna deri të premten), në periudhën prej në ora 23:00 deri më 04:00 të ditës së ardhshme.

 

Përderisa kushtet e motit nuk janë të përshtatshme që të kryhet dezinsektimi, i njëjti do të realizohet gjatë terminit të parë të radhës atëherë kur kushtet e motit të jenë të volitshme. 

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.