QYTETI I SHKUPIT VENDOSI LULE PËR NDER TË VIKTIMAVE TË TËRMETIT NË SHKUP 16.8.2018

Sot (26 korrik 2018, e enjte), në varrezat e qytetit në Butel, delegacione të vendit dhe të huaja vendosën lule në monumentin e atyre që humbën jetën në tërmetin katastrofal në Shkup, që ndodhi 55 vjet më parë.

 

Për nder të viktimave kurorë me lule vendosi edhe delegacioni zyrtar i Qytetit të Shkupit, i udhëhequr nga Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, si dhe një delegacion i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Lule për viktimat e tërmetit në Shkup në vitin e largët 1963,vendosën edhe delegacionet nga Kabineti i kryetarit të Qeverisë, delegacioni nga Kabineti i Kryetarit të Parlamentit të RM-së, një delegacion i përbërë nga përfaqësues të partive politike në RM, delegacionet nga të gjitha komunat e Shkupit, përfaqësues të Kryqit të Kuq të Shkupit, delegacioni i ARM, përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve kulturore publike të  Qytetit të Shkupit, përfaqësues të institucioneve në vendin tonë dhe qytetarë të Republikës sonë.


 Lule në varrezat e viktimave nga tërmeti, vendosën edhe delegacione zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republika e Kinës, Republika Francës, Mbretëria e Holandës, Federata Ruse dhe një delegacion nga Bashkimi Evropian.