QYTETI I SHKUPIT ME FORCA TË PËRBASHKËTA FILLOI PASTRIMIN GJENERAL TË RRUGËVE DHE PARQEVE NË GJORÇE 13.9.2018

 

Kryetari Shilegov sot e paralajmëroi aksionin e madh për pastrimin e Shkupit në të cilin ndërmarrjet publike "Higjiena komunale" dhe "Parqe dhe gjelbërime", në bashkëpunim me komunat e Shkupit do t’i pastrojnë të gjitha parqet, rrugët e qytetit dhe ato komunale.

 

 

Aksioni filloi nga komuna Gjorçe Petrov, me pastrim gjeneral të rrugëve Gjorçe Petrov, 4 Korriku dhe Agimi socialist dhe do të vazhdojë në rrugët tjera. Janë angazhuar mbi 100 punonjës të jashtëzakonshëm, bashkë me persona që komunat i angazhojnë rregullisht. Ata do të hyjnë në çdo rrugë, me qëllim që të përmirësojnë higjienën në qytetin tonë.

 

 

- Çdo javë do të jemi në komunë të ndryshme. Fillojmë në komunën Gjorçe Petrov, do të vazhdojmë me pastrimin në Karposh, Qendër dhe në Aerodrom, kurse më tutje edhe në komunat e mbetura në territorin e qytetit. Mjedisi i pastër jetësor, çdo kënd i rregulluar i qytetit tonë dhe shëndeti i qytetarëve, le të jenë motivi jonë kryesor për suksesin e këtij aksioni. Qytetarët janë të qartë dhe serioz në kërkesat e tyre, kurse ne me përgjegjësi po e dëgjojmë zërin e tyre për një qytet më të pastër. Kontributi i çdo qytetari është i rëndësishëm për ne. Nëse duam që qyteti të jetë më i pastër, secili prej nesh duhet të tregojë një shkallë më të lartë të kujdesit për higjienën në mikro mjedisin ku ai jeton - tha sot Shilegov.

 

 

Ai shtoi se obligim i qytetit është që t'i mbajë rrugët e pastra, kurse obligim i çdo njërit prej nesh është që të kujdesemi që këto rrugë të mbeten të pastra.

- Ta presim dimrin me rrugë të pastra dhe me më pak pluhur që e njëjta të ndikojë në ndotje më të vogël të ajrit. Ejani së bashku ta zbukurojmë qytetin tonë, vendin ku jetojmë, punojmë, mësojmë, ku e kalojmë pjesën më të madhetë jetës sonë. Të krenohemi së bashku me rezultatet e arritura, të bëhemi shembull në rajon dhe më gjerë - porositi Shilegov.

 

 

Në aksion e sotëm për pastrim në Gjorçe Petrov morri pjesë edhe drejtori i NP "Higjiena komunale", Abdusamed Shabani.