MË SHUMË TRANSPARENCË DHE INFORMIM PËRMES TRANSMETIMIT TË DREJTPËRDREJTË TË SEANCAVE TË KËSHILLIT TË 12.9.2018

Në seancën e ardhshme, e cila do të mbahet të enjten (23.08.2018), Këshilli i Qytetit të Shkupit do të vendosë për blerjen e pajisjeve teknike për realizimin e video transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave të Këshillit të Qytetit.

Me këtë do të fillojë procesi i krijimit të kushteve për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave të Këshillit të Qytetit të Shkupit, aktivitet i cili ka për qëllim që të rritë informimin e qytetarëve për punën e këtij organi, si dhe për të rritur transparencën në punën e Qytetit të Shkupit.

Me këtë vendim miratohet blerja e pajisjeve të këtij lloji: tri video kamera profesionale, ndriçim, pajisje kompjuterike dhe pajisje të tjera teknike të nevojshme për realizimin e këtij aktiviteti.

Transmetimet do të mund të ndiqen në web faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit, si dhe në faqet zyrtare, kanalet dhe profilet e Qytetit të Shkupit në rrjetet sociale të Internetit dhe medieve.