DO TA PËRMIRLSOJMË KUALITETIN E UJIT NË LUMIN VARDAR DHE DO TË KONTRIBUOJMË PËR MBROJTJEN E UJËRAVE 12.9.2018

Kryetari Shilegov bashkë me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Sadulla Duraku, ambasadorin Samuel Zhbogar dhe ambasadorin francez Kristijan Timonie, sot morri pjesë në fillimin e projektit për përmirësimin e infrastrukturës për grumbullimin e ujërave të zeza në Shkup, në lagjen Novo Lisiçe.

 

     

 

- Lëshimi i ujërave të zeza në Vardar, ndikon në kualitetin e ujit dhe gjallesave në të. Me realizimin e këtij projekti ne do të sigurojmë mbrojtjen e lumit nga ndotja duke i mbyllur disa pika lëshimi të ujërave të zeza që derdhen direkt nëVardar. Me ndërtimin e kolektorëve në të dy anët e lumit Vardar deri në vitin 2020, do të krijohen edhe parakushtet kryesore për ndërtimin e stacionit kryesor për pastrim për qytetin e Shkupit. Ky projekt realizohet nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, kurse shfrytëzues është Qyteti i Shkupit, përmes NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi". Pas përfundimit të ndërtimit, qytetarët e Shkupit më në fund do të fitojnë stacion të pastrimit në përputhje me direktivat evropiane dhe njëkohësisht do të ketë kontroll dhe trajtim të ujit që derdhet në lumin Vardar. Qëllimi i projektit është zvogëlimi i rreziqeve të ndotjes dhe përmirësimi i pastërtisë të përgjithshme të qytetit - tha sot kryetari Shilegov.

 

 

 

Qyteti i Shkupit ka punuar në krijimin e kushteve për ndërtimin e një stacioni për pastrim, kurse mbështetja nga Qeveria e Republikës së Francës është tejet e rëndësishme për përmirësimin e mjedisit jetësor në drejtim të miratimit të standardeve evropiane në këtë fushë.

 

 

 

- Po mbyllim një çështje kyçe për mjedisin jetësor. Trajtimi i ujërave të zeza është prioriteti ynë i lartë. Do ta risim kualitetin e ujit në lumin Vardar dhe do të kontribuojmë gjithashtu në mbrojtjen e ujërave nëntokësore në luginën e Shkupit, të cilat përdoren për ujitje dhe pije. Kjo administratë e qytetit është e përkushtuar në projekte reale kapitale, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të pastër në Shkup, duke i ndjekur nevojat e qytetarëve - deklaroi Shilegov.