KEMI ZGJIDHJE PËR PROBLEMIN E PARKIMIT NË MATKË DHE OFROJMË PËRMBAJTJE TË REJA PËR QYTETARËT 12.9.2018

 

Kryetari Shilegov dhe kryetari i Këshillit drejtues të EVN-së Maqedoni, Shtefan Peter, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me EVN për shfrytëzimin e qendrës ekspozuese "Matka", që është e para e këtij lloji në rajon. 

 

 

 

 

- Pas nënshkrimit të këtij Memorandumi, Qendra ekspozuese "Matka" do të ketë promovim më të madh dhe do të bëhet më e dukshme në hartën turistike të Shkupit. Kjo qendër ekspozuese është fituese e çmimit "Muzeu i vitit" të cilin e ndan  ICOM (International Council of Museums) – Maqedoni, ndërsa vitin e kaluar  e fitoi edhe  çmimin kombëtar për përgjegjësi shoqërore, të cilin e ndan Ministria e ekonomisë, theksoi Shilegov. 

 

 

Ai shtoi se përfaqësues të disa universiteteve në Maqedoni, të shkollave të mesme dhe fillore, si dhe përfaqësues të Byrosë për zhvillim të arsimit, nënshkruan Iniciativën për shfrytëzimin e qendrës ekspozuese "Matka" për qëllime arsimore, në drejtim të  përmirësimit të procesit arsimor. Ai, gjithashtu rikujtoi se janë paraparë vizita të nxënësve të shkollave të mesme për të vizituar qendrën e ekspozuese në kuadër të ekskursioneve të tyre. 

 

 

 

 

- Qyteti i Shkupit punon vazhdimisht për krijimin e përmbajtjeve të reja që do të stimulojnë zhvillimin ekonomik lokal dhe do të pasurojnë ofertën turistike. Bashkëpunimi me sektorin privat në këtë proces është shumë i rëndësishëm. Matka meriton më shumë kujdes në mënyrë që të shfrytëzohet maksimalisht potenciali i saj turistik. Në këtë drejtim, kemi parashikuar projekte që mund të zgjidhin bllokimin e trafikut dhe problemin me parkimin. Përveç kësaj, Matkën do ta pasurojmë me përmbajtje të reja që do ta rrisë atraktivitetin e këtij lokaliteti dhe do të kontribuojë në tërheqjen e turistëve të rinj. Ne vazhdojmë të punojmë në krijimin e përmbajtjeve të reja urbane që do t'i japin Shkupit pamje moderne", - theksoi Shilegov.

 

 

Qendra ekspozuese “Matka” e pasuron ofertën e përgjithshme turistike të qytetit, dhe me këtë Matka, përveç bukurive natyrore dhe historike, bëhet destinacion për një lloj tjetër të turizmit.