SHILEGOV NË VIZITË DY DITORE NË NUREMBERG 11.9.2018

 

Qyteti i Nurembergut këtë fundjavë e organizoi festivalin e 14-të të qyteteve të binjakëzuar  pakufi, në të cilin morri pjesë edhe Qyteti i Shkupit. Kryetari Shilegov në vizitën e tij zyrtare morri fjalën në hapjen e festivalit,  kurse një ditë më parë e hapi ekspozitën në kuadër të këtij festivali.

- Kam nder dhe kënaqësi ta udhëheq delegacionin e Qytetit të Shkupit në këtë festival ndërkombëtar të qyteteve të binjakëzuar, këtu në qytetin e binjakëzuar të Nurembergut. Besoj që do të pajtoheni se binjakëzimi i qyteteve është tejet i rëndësishëm për intensifikimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e partneritetit në shumë fusha. Përfitimi më I rëndësishëm është bashkimi dhe nxitja e diversitetit -  deklaroi Shilegov.

 

Ai theksoi se bashkëpunimi me qytetin miqësor të Nurembergut me të vërtetë është një shembull I mirë se si dy qytete të binjakëzuar mund të bashkëpunojnë në shumë fusha. Ai i potencoi aktivitetet e dy qyteteve në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e kulturës, rinisë dhe shkëmbimeve sportive, si  dhe i paralajmëroi aktivitetet në drejtim të avancimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

- Si kryetar i Qytetit të Shkupit jam i përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të qytetit tim, para së gjithash në  kultivimin e imazhit të Qytetit të solidaritetit, epitet të cilin Shkupi e fitoi pas tërmetit katastrofik në korrik të vitit 1963. Dje në Galerinë Bunsen e hapëm ekspozitën e artisteve maqedonase  Petra Jovanovska dhe Natasha Milovançev. Sot në këtë festival do të marrë pjesë grupi ynë muzikor Toni dhe Çerkezi, artistja Jasmina Gllavinçe, MATA-Asociacion i dizajnerëve dhe zanatçinjve kreativ. Besoj se miqtë tanë do të kënaqen në ambientin e mrekullueshëm maqedonas këtu në Nuremberg – deklaroi Shilegov në Festivalin ndërkombëtar të qyteteve të binjakëzuar.

 

Delegacionin i Qytetit të Shkupit e udhëhoqi kryetari Shilegov, kurse ishte i përbërë nga sekretari i Qytetit të Shkupit, Viktoria Avramovska Madiç dhe këshilltarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit Irena Popova dhe Besnik Ajeti.

Bashkëpunimi mes Shkupit dhe Nurembergut daton nga periudha menjëherë pas tërmetit katastrofik në Shkup më 26 korrik të vitit 1963, kur në gusht, nga Nurembergu arriti grupi i parë nga 80 të rinj që ndihmuan në pastrimin e rrënojave. Të rinjtë që morën pjesë në rindërtimin e qytetit janë zëvendësuar në çdo 2-3 muaj dhe kjo ka zgjatur me vite.

 

 

 

Qyteti i Shkupit ka vullnet të mirë dhe kapacitet që të forcojë miqësinë me Nurembergun dhe përmes intensifikimit të bashkëpunimit të sigurojë një jetë më të mire për qytetarët e Shkupit.