VAZHDON PASTRIMI I DY ANËVE TË SHTRATIT TË LUMIT VARDAR 10.9.2018

 

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të NP "Rrugë dhe rrugica" po i vazhdojnë aktivitetet për pastrimin e shtratit të lumit Vardar.

Në pjesën nga bulevardi 8. Shtatori deri ta ura "Goce Dellçev", në të dy anët e lumit, këto ditë me makineri është kositur vegjetacioni i ulët dhe i lartë, si dhe mënjanuar llumi i grumbulluar dhe rëra nga shtrati i lumit Vardar.

Si pjesë e këtyre aktiviteteve, po pastrohen edhe gurët e shpateve. Aty ku është e nevojshme, nyjet në mes gurëve mbyllen me llaç çimentoje.

Pastrimi dhe rregullimi i bregut të lumit Vardar do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme ndërkaq në aksion janë kyçur dhe ndërmarrjet publike "Higjiena komunale" dhe "Parqet dhe gjelbërimi".