QYTETI I SHKUPIT ZËVENDËSOI 155 KONTEJNERË TË VJETËR ME TË RINJ NË PESË KOMUNA TË SHKUPIT 3.9.2018

 

Me qëllim për ta përmirësuar grumbullimin e mbeturinave në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë javëve të fundit, ekipet e Ndërmarrjes Publike "Higjiena komunale" –Shkup realizuan aksion për larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve për hedhjen e mbetjeve komunale me volum 1,1 m3, të vendosura në komunat Gjorçe Petrov, Karposh, Qendër, Çair dhe Kisella Vodë. 

 

 

Kontejnerët transportohen në Qendrën për selektimin e mbeturinave në Karposh, ku lahen, dezinfektohen, riparohen dhe me ndihmën e autocisternave bëhet larje e plotë e tyre.

 

 

Përveç larjes dhe dezinfektimit të kontejnerëve, NP "Higjiena komunale" -Shkup, në 5 komunat e lartpërmendura në Shkup, i zëvendësoi kontejnerët e vjetër dhe të shkatërruar me kontejnerë krejtësisht të ri për hedhjen e mbeturinave.

Në komunat e Gjorçe Petrovit, Karposhit, Qendrës, Çairit dhe Kisella Vodës, është kryer  larje e plotë dhe dezinfektim i të gjithë kontejnerëve ekzistues me volum 1,1 m3, si dhe mikrolokacionet e tyre.

 

 

Në kuadër të aksionit, me kontejnerë të rinj janë zëvendësuar gjithsej 155 kontejnerë të vjetër në 28 lokacione. NP "Higjiena komunale" -Shkup, në periudhën e ardhshme, do t'i vazhdojë këto aktivitete në të gjitha komunat në Shkup me qëllim të përmirësimit të higjienës së kontejnerëve të mbeturinave dhe të vetë mikro-lokacioneve, me qëllim që të shmanget përhapja e erërave të pakëndshme.